VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GEORGE CLOONEY E AMAL ALAMUDDIN KANË THËNË 'PO' NË PRANI TË 200 MIQVE DHE TË AFËRMVE
E Shtunë, 09.27.2014, 09:30pm (GMT1)


Voal-online.ch - VENECIA - Aktori i Hollywoodit dhe avokatja libaneze kanë lexuar premtimet e tyre në praninë e nja 200 të ftuarve në një hotel me 7 yje. Por regjistrimi zyrtar do të jetë të hënën.

Qyteti i Venecias në Itali është pushtuar nga ethet e damës së njërit prej yjeve më të mëdhenj të Hollivudit, aktorit George Clooney dhe avokates Amal Alamuddin.

Ceremonia e premtimit të përjetshëm është zhvilluar në një mbrëmje romantike dhe të blinduar në hotel Aman në breg të Kanalit të Madh të Venecias.

Në festimet madhështore marrin pjesë një numër emrash të famshëm. George Clooney ka rezervuar Hotelin Aman Canal Grande në Pallatin Papadopoli. Shkëmbimi i unazave dhe pritja do të mbahen pikërisht atje, në buzë të ujit sonte. Në Venecia, banorët dhe turistët përpiqen të shohin ndonjë nga pamjet e dasmës, e nëse janë me fat edhe çiftin.

Mes emrave të mëdhenj në dasëm janë: Rande Gerber dhe Cindy Crawford, të sapomartuarit Brad Pitt dhe Angelina Jolie dhe aktorët Matt Damon dhe Sandra Bullock. Megjithëse pjesa më e madhe e festimeve do të mbahen gjatë fundjavës, ceremonia zyrtare civile e martesës do të mbahet të hënën në Bashkinë e Venecias, pallati i Shekullit të 14-të Ca Farsetti.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.