VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ASHTON KUTCHER, MILA KUNIS - EMRI I VAJZËS SONË ËSHTË WYATT ISABELLE

E Shtunë, 10.04.2014, 10:08am (GMT1)


Voal-online.ch - (Reuters) - Ashton Kutcher, aktor kryesor në hitin televiziv "Two and a Half Men" (Dy burra e gjysmë) dhe partnerja e tij, aktorja Mila Kunis, ia kanë vënë emrin foshnjës së tyre vajzë Wyatt Isabelle.

Kutcher, 36 vjeç, e publikoi lajmin në faqen e tij në internet të ilustruar me një mori fotosh të foshnjave, duke iu kërkuar lexuesve të gjejnë cila është vajza e tij.

"Mila dhe unë e mirseardhim Wyatt Isabelle Kutcher në botë. Jeta e saj qoftë e mbushur me mrekulli, dashuri, qeshje, shëndet, lumturi, kureshtje dhe pivatësi," shkruante ai duke pasur parasysh fotografët që e mbajnë të rrethuar shtëpinë e tij në Kaliforni.

"Tani, ju lutem, a mund të largohet helikopteri që po fluturon mbi shtëpinë time, pasi ime bijë është duke fjetur në shtëpi! Dhe i flihet pa masë," shtoi ai.

Kunis, 31 vjeçe, e cila e lindi foshnjën të martën, si dhe Kutcher luajtën bashkë në "That '70s Show". Kutcher ishte i martuar më parë me aktoren Demi Moore. Ata u divorcuan më 2013.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.