VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BEN AFFLECK NË MBROJTJE TË ISLAMIT

E Djelë, 10.05.2014, 05:19pm (GMT1)


Ben Affleck ka kritikuar ashpër opinionin e prezantuesit televiziv, Bill Maher, për Islamin. Këta dy u përplasën gjatë një debati të premten.

Ylli i "Gone Girl", 42-vjeç, ishte i ftuar si mysafir në emisionin "Real Time With Bill Maher" javën e kaluar, por u zemërua shumë rreth imazhit negativ dhe të "pakompletuar" që Maher dhe mysafiri tjetër, autori Sam Harris, po ia vishnin myslimanëve.

"Na është shitur ky imazh i islamofobisë, ku kritika ndaj religjionit shkrihet në fanatizëm ndaj myslimanëve si popull", ka thënë Harris said. "Është intelektualisht qesharake", transmeton Koha.net.

Edhe Mayer e përkrahu atë, duke e përshkruar Islamin si "të vetmin religjion që vepron si mafia" dhe "do të vrasin nëse e thoni gjënë e gabuar, nëse vizatoni pikturën e gabuar apo shkruani librin e gabuar".

Këto deklarata e zemëruan tej mase Affleckun, i cili përshkrimin e Harrisit për Islamin si "nëna e ideve të këqija" e quajti si të mbi-përgjithësuar dhe "të shëmtuar".

"Prit pak a jeni ju personi që zyrtarisht e kuptoni doktrinën e kodifikuar të Islamit", u përgjigj Affleck, duke i cilësuar etiketimet e çiftit si "të pështira" dhe "raciste" dhe tha se janë të ngjashme sikur të thuash "Ah ju hebrenj tinëzarë", transmeton Koha.net.

"Argumenti juaj është, "Të zinjtë vrasin njëri-tjetrin"", tha ai.

Maher edhe më herët është kritikuar për shprehjen e qëndrimit të tij ku thoshte se gjymtimi gjenital i femrave është problem islamik.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.