ESQUIRE - PENELOPE CRUZ, FEMRA MË TUNDUESE NË BOTË
E Hënë, 10.13.2014, 02:21pm (GMT+1)
Revista autoritative Esquire e ka shpallur artisten spanjolle Penelope Cruz femrën më tunduese në botë.
"Ajo është jashtëzakonisht e bukur. Kur hyn në lokal, meshkujve iu duhen karriget", shkruan në Esquire i cili në edicionin më të ri këtë 40 vjeçe e ka shpallur më tunduesen në botë.
Artistja misterioze nuk deshi të fliste për planet e saj private dhe afariste. Kjo nuk habit, pasi artistja dhe bashkëshorti i saj 45 vjeç Javier Bardem iu ikin medieve.
Këtë titull Penelope e ka marrë nga fituesja e vjetme Scarlette Johanson.
www.voal-online.ch
|