VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VDIQ BASISTI LEGJENDAR JACK BRUCE

E Hënë, 10.27.2014, 09:21am (GMT1)



Jack Bruce, basisti i grupit Cream në vitet e 60-ta, ka vdekur në moshën 71 vjeçare.

Duke njoftuar për vdekjen e muzikantit, familja e tij mbrëmë tha se "bota e muzikës do të jetë vend më i varfër pa atë, por ai jeton me muzikën e tij dhe gjithmonë në zemrat tona".

Jack Bruce e formoi grupin Cream në vititn 1966 së bashku me gitaristin, Eric Clapton, dhe tamburisitin, Ginger Baker.

Bruce ishte bashkautor i hiteve më të mëdha të grupit Cream, përfshirë melodinë "Sunshine of Your Love" dhe "White Room".

Muzikanti Bruce vdiq në shtëpinë e tij në Suffolk në Angli.

Ai vuante nga kanceri në mëlçi për më tepër se 10 vjet.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.