VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

JOLIE BIONDE NË FILMIN E RI ME PITTIN

E Hënë, 11.03.2014, 09:05am (GMT1)


Aktorja e famshme Angelina Jolie është parë me stil më ndryshe për xhirimet e filmit të ri, "By the Sea" ku luan edhe burri i saj, Brad Pitt.

Jolie, që në këtë film do të jetë bionde, shihet teksa i shpreh dashurinë burrit të saj. Në disa fotografi të publikuara ajo shihet me një paruke dhe e përqafuar me Pittin.

Çifti në "By the Sea" luajnë një dyshe të martuar me probleme në martesën e tyre.

Xhirimet e filmit, që për regjisore kanë Jolien, po zhvillohen në Malta. Ky është filmi i tretë ku Jolie është regjisore, dhe do të lansohet në ditën e krishtlindjeve në vitin 2015.

Dyshja nuk ishin parë në asnjë film bashkë që nga "Mr. & Mrs. Smith" në vitin 2005.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.