E Martë, 01.21.2020, 02:09am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
EKSPOZITË ME KOSTUME FILMASH TË HOLLIVUDIT

E Hënë, 11.17.2014, 08:59am (GMT+1)


Akademia e Arteve dhe Shkencave Filmike po krijon ekspozitën e saj të parë në vendin ​​që do të bëhet muzeu kryesor në Hollivud kushtuar kinemasë. Ekspozita ka për qëllim të pasqyrojë historinë e kostumografisë së Hollivudit duke nisur që nga epoka e filmave pa zë.
 
Më shumë se 150 veshje të personazheve të vjetër ose të rinj filmash po shfaqen në një ekspozitë të re me teknologji të lartë, titulluar "Kostumet e Hollywoodit." Të ekspozuara në ndërtesën historike May Co. në bulevardin Wilshire në Los Anxhelos, ato janë vetëm një pjesë e kostumeve që do të shfaqen në Muzeun e Filmit të Akademisë, i cili hapet në vitin 2017.

Në ekspozitë ka veshje të personazheve shumë të dashura, duke përfshirë atë të aktores Julie Andrews në filmin '"Mary Poppins" të vitit 1964, së bashku me ombrellën e saj. Ekspozita nuk është e re, ajo u hap fillimisht në tetor 2012 në Muzeun Viktoria dhe Albert të Londrës. Por versioni i Los Anxhelosit krenohet me 40 kostume më shumë sesa ekspozita e parë.

"Përmban 140 kostume," vë në dukje kuratorja e ekspozitës Deborah Nadoolman Landis, e cila kërkoi në të gjithë planetin për huadhënës.

"Ato u morën në Kore, në Emirate, në Evropë, në të gjithë Shtetet e Bashkuara, nga koleksionistë privatë, njerëz që kontribuuan me një gjë të veçantë apo qoftë edhe një pjesë të një kostumi – studio të ndryshme, por edhe arkiva ndërkombëtare dhe muzeume. Pra, rrobat kanë ardhur nga të gjitha anët."

Zonja Landis, dhe vetë një kostumografe e emëruar për çmimin Oskar, ka përfshirë dhe një nga kostumet e saj të famshme: pantallonat, pallton kapelën dhe kamzhikun e Indiana Jones në filmin "Kalorësit e Barkës së Humbur" të regjisorit Steven Spielberg. Ajo shpjegon se si vuri Steven Spielberg të bënte skicën e kostumit për Indiana Jones.

"Steven kishte një ide të qartë," kujton zonja Landis. "Ai e dinte se si donte që Indiana Jones të dukej. Dhe në fund të një takimi, nuk po duroja dot më – pasi ai vazhdonte të fliste për xhaketën e lëkurës, për kapelën – dhe kështu mora fletoren time të vizatimit dhe i kërkova të vizatonte Indiana Jones për mua."

Ekspozita përfshin shumë më tepër sesa vetëm kostume, me ekrane dixhitale që shfaqin skena nga filmat, si dhe video të aktorëve dhe skenografëve që flasin për kostumet dhe se si ato kontribuan në mënyrë të rëndësishme në përcjelljen e historisë së filmit.

Kostumet e përfshira variojnë që nga koha e filmave pa zë, deri tek ata që janë emëruar për çmime Oskar këtë vit.

"Kam pasur fatin e madh të krijoja kostumet për filmin 'Frida'," thotë kostumografja dy herë e emëruar për çmimin Oskar, Julie Weiss, duke qëndruar pranë vendit ku paraqitet një nga kostumet e saj nga filmi i vitit 2002 me aktoren Salma Hayek. "Ndërsa këtu kemi një kostum nga filmi 'Lincoln. Pra në këtë ekspozitë nuk ka kronologji. Kemi të shkuarën, kemi dhe të tashmen. Dhe për ata që vijnë në këtë ekspozitë, është dhe e ardhmja. Pra ajo çka ata përfitojnë prej saj."

Kostumi për filmin e famshëm “Zogjtë” të Alfred Hitchcock, është gjithashtu në ekspozitë. Duke folur në një video të regjistruar, aktorja Tippi Hendren diskuton kostumin e saj në film.

Akademia e Filmit nuk do të hapë zyrtarisht Muzeun edhe për tre vjet të tjera, por një pjesë të kostumeve që do të jenë në të publiku mund t’i shijojë që tani.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BOTOHEN FOTOGRAFI TË PAPARA NDONJËHERË TË KURT COBAIN (11.07.2014)
JOLIE BIONDE NË FILMIN E RI ME PITTIN (11.03.2014)
NJË PORTRET INTIM I LEGJENDARIT MUHAMET ALI (11.03.2014)
VDIQ BASISTI LEGJENDAR JACK BRUCE (10.27.2014)
NJË FILM I RI MBI INTEGRITETIN E MEDIAS (10.22.2014)
10 FEMRAT MË JOSHËSE TË EKRANIT BOTËROR (10.22.2014)
ESQUIRE - PENELOPE CRUZ, FEMRA MË TUNDUESE NË BOTË (10.13.2014)
BEN AFFLECK NË MBROJTJE TË ISLAMIT (10.05.2014)
ASHTON KUTCHER, MILA KUNIS - EMRI I VAJZËS SONË ËSHTË WYATT ISABELLE (10.04.2014)
GEORGE CLOONEY-AMAL ALAMUDDIN U MARTUAN ME CEREMONI CIVILE NË BASHKINË E VENECIAS (09.29.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Janar 2020  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]