E Premte, 03.29.2024, 02:18am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
Sandra Bullock, mbretëresha e arkëtimeve 2009 në SHBA
E Martë, 01.05.2010, 06:20pm (GMT+1)

 

 

Voal-online Është Sandra Bullock mbretëresha e box office. Asaj, protagonistes së The Blind Side të regjisorit John Lee Hancock, dalë në kinematë prej shtatë javësh, i përket rekordi, duke pasë kaluar kufirin e 200 milionë dollarëve të arkëtuar për një film ku protagoniste star absolute është një femër.

 

Suksesi i saj nuk është vetëm nga pikëpamja financiare: me këtë film në dhjetor ajo ka pasur një kandidaturë në Golden Globe 2010 si interprete dramatike, e edhe një tjetër për rolin brilant në filmin The Proposal të regjisores Anne Fletcher ku Bullock, 45 vjeçare përherë rinoe, luan për herë të parë një skenë pa gjë në trup.

 

Vazhdon kështu ngjitja e grave të Hollywoodit: pasi kishin dëshmuar me filma kushtuar një publiku femëror, janë në gjendje të fitojnë edhe në box office. The Blind Side (Ana e verbër) tregon historinë e Leigh Ann Tuhoy, një gruaje që vendos të kujdeset për një jetim derisa e bën kampion në futboll. Përkrah Sandra Bullock ut është edhe këngëtari kantri Tim McGraw, por është interpretja e Speed e vetmja protagoniste vërtetë e filmit, që në të vërtetë rrok një temë, atë sportive, shumë të adhuruar nga publiku mashkulor, duke miqësuar kështu gjysmën tjetër të qiellit.

 

Zonjat e tjera të parë të Hollywood-it si Julia Roberts në Erin Brockovich e Meryl Streep në Djalli vishet me Prada nuk kanë arkëtuar më shumë se 125 milionë dollarë. I vetmi i krahasueshëm me The Blind Side është Martesa Ime e Majme Greke, që në vitin 2002 kishte arkëtuar 241 milionë dollarë duke bërë të famshme pak të njohurën

Nia Vardalos. Sandra Bullock është një nga yjet më  rentabile të Hollywood-it: filmat e saj kanë arkëtuar një totale 1,72 miliardë dollarësh vetëm në Shtetet e Bashkuara, më shumë se filmat e Meryl Streep, me 1,54 miliardë, e Angelina Jolie, me 1.44 miliardë. Sandra Bullock është kaluar vetëm nga Julia Roberts, që ka arkëtuar 2,31 miliardë dollarë. Por nuk është kjo vendimtare në kurorëzimin e Bullock.

 

Mbretëreshë të box office 2009 para pak ditësh e ka kurorëzuar Shoqata e Pronarëve të Sallave Kinematografike që çdo vit bën klasifikimin e aktorëve që kanë dhuruar më shumë arkëtime. Bullock ka arkëtuar më shumë se yje të kalibrit të George Clooney e Denzel Washington. The Blind Side mbyll një vit pozitiv për një aktore dhe producetne, që ka pasur një sukses tjetër me The Proposal, përkrah Ryan Reynolds.  (http://www.ansa.it)

          

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Parashikimet e revistës People për vitin 2010 (01.02.2010)
Princi i paepur i kinematografisë Hamfri Bogart (12.24.2009)
Elin Nordegren këshillohet me avokatin veteran të divorceve të Hollivudit (12.18.2009)
Ka vdekur aktorja Xhenifer Xhons (12.17.2009)
Mbi qilimin e kuq nëna dhe bija kush e kush më e bukur (12.16.2009)
Tejlor Suift bën një dhuratë të madhe në 20 vjetorin e saj (12.14.2009)
Nikolë Kidman iu përgjigjet pyetjeve të adhuruesve (12.07.2009)
Demi - Eshton, mbrëmja organizohet nëpërmjet Twitter (12.06.2009)
Anë Nikolë Smith - fletë pas flete kronika e një tragjedie hollivudiane (11.20.2009)
Anë Nikolë Smith - kush ishte? (11.20.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]