VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Si i propozoi Russell Brand për fejesë Katy Perry-t
E Enjte, 01.07.2010, 03:47pm (GMT1)

 

 

 

Voal-online Russell Brand (Rasëll Brandi) u sigurua se gjithçka ish e përkryer gjatë pushimeve të tij të Vitit të Ri në Indi me Katy Perry-n (Keiti Perrin).

 

 

Komediani 34 vjeçar e mori me vete të dashurën e tij 25 vjeçare për një qëndrim disaditor në hotelin Taj Ramburgh Palce në përmbyllje të vitit 2009, ka konfirmuar revista people.

 

 

Dhe në një natë speciale (atë natë kur ata u fejuan, sipas gazetës britanike The Sun), Brand ia bëri një befasi spciale së dashurës së tij të katër muajve: Ai kërkoi nga hoteli të sajonte një përvojë të pashembullt darkimi për të cilën çifti arriti me kuaj dhe karrocë.

 

 

Ata hëngrën nën yje në kopshtin e ndriçuar me qirinj, dhe në mesnatë u stolisën me fishezjarret e Vitit të Ri duke qenë kaluar mbi një elefant një kërkesë speciale kjo nga ana e Brand-it, ka konfirmuar revista.

 

 

Pastaj Brand I kërkoit Perry-t të martohet me të pasi ai kishte me vete një unazë tejet speciale të fshehur midis luleve.

 

 

Ka zëra se martesa do të bëht pas gjashtë muajsh. Zëdhënësi I Russel Brand-it në Londër nuk mundi të konfirmojë afatin e martesës apo lajmet se komediani bleu një unazë pak para Krishtlindjeve në dyqanin Cartier në Londër.

(http://www.people.com/people)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.