VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ROBIN WILLIAMS KRYESON LISTËN E KËRKIMEVE NË GOOGLE

E Martë, 12.16.2014, 06:21pm (GMT1)



Vetëvrasja e aktorit të njohur Robin Williams është në krye të listës së këtij viti të kërkimeve globale në Internet përmes Googlit.

Williams, aktor dhe komedian fitues i Oskarit, i famshëm për intrepretimin me zgjuarsi të roleve të tij, shpeshhere përmes improvizimit, i dha fund jetës me varje në shtëpinë e tij pranë San Franciskos, në Kaliforni, në muajin gusht.  Vdekja e aktorit i tronditi admiruesit e tij, të cilët ju drejtuan internetit, për të kërkuar në Google informacione mbi karrierën e tij, si dhe për temën e vetëvrasjes dhe depresionit.

Pas vetëvrasje së Robin Williamsit, tema të tjera të kërkuara më tepër me Google për këtë vit ishin Kampionati Botëror i Brazilit, epidemia e Ebolës, tragjedia e avionit të linjës Malaysia Airlines, sfida e hedhjes mbi vete të kovës me akull, të filmuara dhe publikuara në internet, me synimin e gumbullimit të fondeve për fushatën kundër sëmundjes së çrregullimeve muskulore, të njohur si  Lou Gehrig's Disease.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.