VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 80 VJETORI I LINDJES SË LEGJENDËS SË MUZIKËS ELVIS PRESLEY

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 04:45am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
80 VJETORI I LINDJES SË LEGJENDËS SË MUZIKËS ELVIS PRESLEY

E Enjte, 01.08.2015, 06:31pm (GMT+1)


Elvis Aaron Presley lindi më 8 janar, 1935 në Tupelo të Misisipit. Vëllai i tij binjak, Jessie Garon vdiq gjatë lindjes dhe Elvis u rrit si fëmijë i vetëm.  Në vitin 1948, Elvis u zhvendos me prindërit në Memfis të Tenesisë ku mbaroi shkollën e mesme në vitin 1953.

          Një vit më pas, ai filloi karrierën muzikore me firmën legjendare Sun Records në Memfis. Në fund të vitit 1955, kontrata e tij e inçizimeve iu shit kompanisë RCA Victor.

          Në moshën 21 vjeçare, ai ishte një yll ndërkombëtar.

          Pa përfituar nga privilegjet e famës, ai i shërbeu me nder vendit në ushtri, duke filluar në vitin 1958, për dy vjet pas së cilave iu kthye karrierës muzikore.

          Më 1 maj 1967, ai u martua me Priscilla Ann Beaulieu me të cilën ishte takuar për herë të parë në Gjermani në vitin 1959, kur ajo ishte vetëm 14 vjeç.

          Elvis ka mbetur një legjendë për muzikën dhe jetën e tij.

          Muzika e tij u influencua nga prirjet pop dhe country të kohës, si edhe nga muzika ungjillore e kishave dhe R&B e afrikano-amerikanëve që ai e dëgjonte në rrugët e Memfisit kur ishte adoleshent.

          Tingujt e tij kombinonin në një mënyrë krejt të veçantë rrymat e larmishme të rinisë së tij dhe i kapërcenin e sfidonin barrierat sociale dhe racore të kohës.

          Në shkallë globale, Elvisi ka shitur mbi një miliardë albume, më shumë se çdo artist tjetër.

          Por karriera e tij shkonte përtej muzikës.

          Ai interpretoi në 33 filma, mes së cilëve "Jailhouse rock" në vitin 1957.

          Në Shtetet e Bashkuara, ai është nderuar me çmime të shumta për 150 albumet dhe solot e tij.

          Ai ka qenë 14 herë kandidat për çmimet Grammy dhe ka fituar tre herë dhe çmimin e karrierës po nga Grammy, që e mori në moshën 36 vjeçare.

          Elvis Presley vazhdon të konsiderohet një nga figurat më të rëndësishme të kulturës popullore të shekullit të 20-ë.

          Ai vdiq në shtëpinë e tij, Graceland në Memfis më 16 gusht 1977, në moshën 42 vjeçare.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NDAHET NGA JETA NË MOSHËN 71 VJEÇARE AKTORI EDWARD HERRMANN (01.01.2015)
NGJARJET QË TRONDITËN DHE BEFASUAN BOTËN E SHOUBIZNESIT MË 2014 (12.30.2014)
FILMI THE INTERVIEW - SOT NË QINDRA KINEMA AMERIKANE (12.25.2014)
OBAMA MIRËPRET SHFAQJEN E FILMIT 'THE INTERVIEW' (12.24.2014)
SONY DO TË SHFAQË 'THE INTERVIEW' NË DISA KINEMA (12.24.2014)
OBAMA - SONY PICTURES GABOI (12.20.2014)
VDIQ AKTORJA ITALIANE VIRNA LISI (12.19.2014)
KËRCËNIME PËR SULME NDAJ KINEMAVE NËSE SHFAQET 'THE INTERVIEW' (12.18.2014)
ROBIN WILLIAMS KRYESON LISTËN E KËRKIMEVE NË GOOGLE (12.16.2014)
VIDHET SKENARI I FILMIT TË RI JAMES BOND (12.15.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]