VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NDËRRON JETË ANITA EKBERG - MUZA E FELLINIT -  E PAHARRUESHME NË SKENËN ME MASTROIANINProtagonistja e "Dolce vita" të Fellinit u shua në moshën 83 vjeçare në një spital të Romës

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 08:52pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
NDËRRON JETË ANITA EKBERG - MUZA E FELLINIT -  E PAHARRUESHME NË SKENËN ME MASTROIANIN
Protagonistja e "Dolce vita" të Fellinit u shua në moshën 83 vjeçare në një spital të Romës

E Djelë, 01.11.2015, 12:18pm (GMT+1)



Voal-online.ch - U shua sot (e dielë) Anita Ekberg. Aktorja suedeze me shtetësi italiane i ka mbyllur përgjithmonë sytë e saj legjendarë në një klinikë në Rocca di Papa, në zonën e Castelli Romani, ku ishte shtruar prej kohësh. Ishte 83 vjeçe.

E famshme në gjithë botën si një prej simboleve të jetës së ëmbël romane - duke qenë protagonistja absolute e filmit përkatës të Federico Fellinit, përkrah Marcello Mastroiannit, e përjetësuar në histori për banjon e saj të hatashme në shatrivanin e Trevit - fontana di Trevi -, artistja jetonte prej shumë vitesh në Genzano, në portat e Romës.

Anita Ekberg kishte lindur në Malmoe më 29 shtator 1931 e kur ishte vetëm 19 vjeçe, më 1950, fitoi titullin Miss Suedia, çka ia hapi rrugën për një karrierë në Hollywood.

Ndryshe nga shumë kolege, Anita u martua vetëm dy herë, me aktorët Anthony Steel e Rick Van Nutter.

Në vitet Shtatëdhjetë u përfol për flirte me Frank Sinatran, Gianni Agnellin e Dino Risin.afp




www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
80 VJETORI I LINDJES SË LEGJENDËS SË MUZIKËS ELVIS PRESLEY (01.08.2015)
NDAHET NGA JETA NË MOSHËN 71 VJEÇARE AKTORI EDWARD HERRMANN (01.01.2015)
NGJARJET QË TRONDITËN DHE BEFASUAN BOTËN E SHOUBIZNESIT MË 2014 (12.30.2014)
FILMI THE INTERVIEW - SOT NË QINDRA KINEMA AMERIKANE (12.25.2014)
OBAMA MIRËPRET SHFAQJEN E FILMIT 'THE INTERVIEW' (12.24.2014)
SONY DO TË SHFAQË 'THE INTERVIEW' NË DISA KINEMA (12.24.2014)
OBAMA - SONY PICTURES GABOI (12.20.2014)
VDIQ AKTORJA ITALIANE VIRNA LISI (12.19.2014)
KËRCËNIME PËR SULME NDAJ KINEMAVE NËSE SHFAQET 'THE INTERVIEW' (12.18.2014)
ROBIN WILLIAMS KRYESON LISTËN E KËRKIMEVE NË GOOGLE (12.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]