VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NDËRRON JETË ANITA EKBERG - MUZA E FELLINIT -  E PAHARRUESHME NË SKENËN ME MASTROIANIN
Protagonistja e "Dolce vita" të Fellinit u shua në moshën 83 vjeçare në një spital të Romës

E Djelë, 01.11.2015, 12:18pm (GMT1)



Voal-online.ch - U shua sot (e dielë) Anita Ekberg. Aktorja suedeze me shtetësi italiane i ka mbyllur përgjithmonë sytë e saj legjendarë në një klinikë në Rocca di Papa, në zonën e Castelli Romani, ku ishte shtruar prej kohësh. Ishte 83 vjeçe.

E famshme në gjithë botën si një prej simboleve të jetës së ëmbël romane - duke qenë protagonistja absolute e filmit përkatës të Federico Fellinit, përkrah Marcello Mastroiannit, e përjetësuar në histori për banjon e saj të hatashme në shatrivanin e Trevit - fontana di Trevi -, artistja jetonte prej shumë vitesh në Genzano, në portat e Romës.

Anita Ekberg kishte lindur në Malmoe më 29 shtator 1931 e kur ishte vetëm 19 vjeçe, më 1950, fitoi titullin Miss Suedia, çka ia hapi rrugën për një karrierë në Hollywood.

Ndryshe nga shumë kolege, Anita u martua vetëm dy herë, me aktorët Anthony Steel e Rick Van Nutter.

Në vitet Shtatëdhjetë u përfol për flirte me Frank Sinatran, Gianni Agnellin e Dino Risin.afp




www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.