VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Sandra Bullock sipas numrave
E Martë, 01.12.2010, 09:43pm (GMT1)

 

 

Saktësisht çfarë kërkohet për të arritur rangun si Queen of the Box Office? Për Sandra Bullock (Sandra Bullok) këtë e përbëjnë një mori numrash.

 

Këtu renditen statistika vitale prapa karrierës së aktores yll më fitimprurëse të vitit 2009:


4: Kandidimet e saj totale Golden Globe, dy nga të cilat i përkasin vetëm vitit 2009 si Aktorja më e Mirë (Best Actress) në një film dramë, për The Blind Side, dhe Aktorja më e Mirë në një komedi apo muzikal, për The Proposal. "Unë jam më se e habitur," tha ajo kur u bënë shpalljet.

8: Numri i filmave që Bullock ka prodhuar dhe ka luajtur në ta rol kryesor, nga filmi i vitit 1998, Hope Floats, tek ai i vitit 2009, All About Steve dhe The Proposal. "E rrallë për Sandy-n,"  tha presidenti i Castle Rock, Martin Shafer, për revistën Vogue më 2005, "është se kurrë nuk kam punuar me një yll filmi që e merr produksionin aq seriozisht si ajo. Ajo vërtet i bën të dyja punët."

12: Përafërsisht kaq herë kanë përsëritur skenën midis Bullock dhe Ryan Reynolds për të arritur versionin e përkryer në filmin The Proposal. "E di pse dukem aq hot?" një vetëpërçmuese Bullock tha për revistën Glamour. "Sepse të gjithë kanë sytë tek Ryan."

16: Numri i viteve i ndryshimit në moshë midis Bullock dhe ishit të saj Ryan Gosling me të cilin u takua në xhirimet e filmit të vitit 2002, Murder by Numbers. Miku i ngushtë e partneri në film Hugh Grant madje pranoi ta mbiemërojë të dashurin shumë më të ri të Bullock "The Child." "Unë imitoj një foshnjë që qan dhe ajo e di menjëherë për çfarë e kam fjalën," tregoi ai në InStyle.

22: Numri i performancave që Bullock bëri në punën e saj të parë profesionale, dramën e vitit 1988 të Broadway No Time Flat. Vlerësimet e mira nga kritika (The New York Times) e ndihmoi atë të zbluohet nga agjenti.

 

50: Minimumi i shpejtësisë në njësi të caktuar për mbajtjen e autobusit bombë në filmin kthesë për të, Speed luajtur më 1994 me Keanu Reeves. "Të gjithë më thanë të mos luaj në Speed," tha ajo. "Më konsideronin të papjekur, por i bëra gjërat me instinkt."

1910: Viti kur dizajni i unazës së saj të fejesës, Tiffany & Co., është bërë. I fejuari i saj Jesse James, ia dha asaj diamantin e famshëm nga koleksioni privat i të famshmit Neil Lane më 2004.

1982: Viti i shkollës së mesme në Washington-Lee High School in Arlington, e votoi atë "Most Likely to Brighten Your Day".

10 000: Sipërfaqja e shtëpisë pranë Lake Austin, Teksas, për të cilën shpenzoi $7.5 milionë. "Të gjithë mund të luajnë atje: republikanë, demokratë, të zes, të bardhë, të shtrembër e tjerë," tha ajo duke zgjedhur Austinin për të banuar. "Dhe kjo është e rëndësishme për mua."

2 000 000: Bullock ka shkruar një çek dy milionë dollarë më 2004 për viktimat e cunamit të Azisë dhe për viktimat e vitit 2005 të Hurricane Katrina. Madje ajo ndihmoi të ndërtohet shkolla Warren Easton High School e New Orelans, ku paratë e saj ndihmuan për bursa, rinovime auditorësh dhe për unforma të reja për grupin artistik.

17 000 000: Pagesa e saj për film në rol kryesor më 2005, Miss Congeniality: Armed and Fabulous.

 


219 200 000: Arkëtimi total (deri më 11 janar) nga filmi i saj, The Blind Side, i cili u bë i pari film në histori që kaloi rekordin $200 milionë me aktore kryesore një femër./Elida BUÇPAPAJ (http://www.people.com/people)
Përktheu Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.