VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FILMI 'SNAJPERI AMERIKAN' - KANDIDAT PËR OSKAR

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 12:25pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
FILMI 'SNAJPERI AMERIKAN' - KANDIDAT PËR OSKAR

E Shtunë, 01.17.2015, 11:21pm (GMT+1)



Filmi dramatik i përfshirë në kandidaturat për çmimin Oskar "Snajperi amerikan", i regjizorit Clint Eastwood, është i bazuar në historinë e vërtetë të Chris Kyle, i njësisë speciale të marinës Navy SEAL, i cili shërbeu katër herë rrjesht në Irak si snajper. Gjatë shërbimit të tij ushtarak, Kyle shpëtoi jetë të panumërta ushtarësh amerikane dhe u bë i famshëm ndër miqtë dhe armiqtë për nishanin e tij të pagabueshëm. Filmi eksploron kostot e luftës në psikikën njerëzore.

Chris Kyle, një snajper legjendar, nuk ndjen keqardhje për armiqtë që ka vrarë.

Filmi "Snajperi amerikan" nuk është në lidhje me trimërinë amerikane në luftë. Është një dramë që bën fjalë për dëmin emocional që lufta u shkakton edhe ushtarëve më të guximshëm dhe efikasë.

Sa më shpesh që Chris, një baba dhe bashkëshort, rikthehet në luftë, aq më shumë pakësohet aftësia e tij të komunikojë me gruan dhe miqtë për eksperiencat e tij.

Ky rreth vicioz e tërheq atë sërish drejt fushëbetejës.


Ryan Galucci, zëvendës drejtor i "Veteranëve të Luftërave të Huaja", thotë se kjo është një ndër traumat më të zakonshme që përjetojnë ushtarët.

"Sapo je rikthyer nga një eksperiencë shumë e thellë, e cila është shumë e vështirë të vendoset në kontekstin e një civili normal. Prandaj mendoj se filma si ky janë të rëndësishëm për përpjekjet për pasqyrimin e emocioneve të pjesëmarrjes në një luftë dhe të rikthimit në shtëpi."

Aktori Bradley Cooper luan rolin kryesor të Chris Kyle, i cili gradualisht shkëputet nga vetvetja, dhe i shkatërruar përpiqet të rindërtojë jetën e tij. Aktrimi i tij i dha një nominim për Oskar si "Aktori më i Mirë".

"Filmi nuk është pro apo kundër luftës, madje nuk është as një film rreth luftës. Është një film për një personazh që përpiqet të manovrojë ndërmjet një jete familjare dhe punës që bën, e cila kërkon që ai të japë edhe jetën e tij për vendin."

Chris Kyle u vra në shkurt 2013 nga një tjetër veteran, i cili vuante nga sindromi i çrregullimeve post-traumatike (PTSD). Bashkëshortja e tij thotë se filmi i shërbeu asaj si një katharsis.

"Kisha pak paqe brenda meje përpara se të shkoja për të parë filmin, por kur dola kuptova se çfarë barre më ishte hequr, barrë të cilën e kisha mbajtur me vete gjithë këtë kohë. Ata e kanë pikasur historinë, dhe vetë Chris, me gjithçka që ai ishte, me të mirat dhe të këqijat. Tashmë është diçka e hapur për gjithë botën që ta shohë, dhe kjo është diçka e bukur."

Filmi "Snajperi amerikan" është kandidat për çmimin Oskar për kategorinë e filmit më të mirë bazuar mbi paqyrimin që i ka bërë kontrastit ndërmjet njerëzimit në luftë dhe njerëzimit në kohë paqeje. Do të kishte qenë ndoshta film më i plotë nëse do të kishte përshkruar armikun më shumë, por është megjithatë i suksesshëm në komunikimin e aspekteve të cilat shumë ushtarë nuk munden dot t'i përcjellin.za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KATY PERRY PËRGATITET PËR KONCERTIN E SUPERBOLLIT (01.14.2015)
CEREMONIA E 'GLOBIT TË ARTË' - PLATFORMË E SOLIDARIZIMIT ME FRANCEZËT DHE FJALËN E LIRË (01.13.2015)
GOLDEN GLOBE - FILMIT RUS 'LEVIATHAN' (01.12.2015)
NDËRRON JETË ANITA EKBERG - MUZA E FELLINIT -  E PAHARRUESHME NË SKENËN ME MASTROIANINProtagonistja e "Dolce vita" të Fellinit u shua në moshën 83 vjeçare në një spital të Romës (01.11.2015)
80 VJETORI I LINDJES SË LEGJENDËS SË MUZIKËS ELVIS PRESLEY (01.08.2015)
NDAHET NGA JETA NË MOSHËN 71 VJEÇARE AKTORI EDWARD HERRMANN (01.01.2015)
NGJARJET QË TRONDITËN DHE BEFASUAN BOTËN E SHOUBIZNESIT MË 2014 (12.30.2014)
FILMI THE INTERVIEW - SOT NË QINDRA KINEMA AMERIKANE (12.25.2014)
OBAMA MIRËPRET SHFAQJEN E FILMIT 'THE INTERVIEW' (12.24.2014)
SONY DO TË SHFAQË 'THE INTERVIEW' NË DISA KINEMA (12.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]