VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NDAHET NGA JETA AKTORJA FATEN HAMAMA - IKONË ARABE E FILMIT

E Djelë, 01.18.2015, 02:46pm (GMT1)


Familjarët e aktores së njohur të Egjiptit, Fatan Hamam, që ishte një ikonë e filmit arab dhe ish-bashkëshorte e aktorit, Omar Sharif, i kanë konfirmuar raportet për vdekjen e saj në moshën 83 vjeçare.

Rrethanat e vdekjes së saj nuk janë bërë publike menjëherë.

Ajo ishte e njohur si Zonjë e ekranit arab dhe ishte njëra nga aktoret më të nderuara në Lindjen e Mesme.

Ajo për herë të parë ishte paraqitur në film në vitin 1940, kur i kishte pak më tepër se 10 vjet.

Aktorja e ndjerë, Fatam Hamama, ka luajtur në afro 100 filma dhe ka punuar me mjeshtër të mëdhenj të industrisë së filmit në Egjipt, përfshirë Youssef Chahine.

Ajo shpeshherë ka luajtur së bashku me aktorin e njohur, Omar Sharif, i cili ishte pjesëtar i religjionit të krishterë, por e kishte pranuar fenë islame për tu martuar me të.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.