VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BERLINALJA E 65të - ART DHE ARTICIALITET NË BERLIN

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 02:27am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
BERLINALJA E 65të - ART DHE ARTICIALITET NË BERLIN

E Djelë, 02.08.2015, 11:58am (GMT+1)


Nicole Kidman luan rolin kryesor në "Mbretëresha e shkretëtirës" (Queen of the Desert)

Pas hapjes pompoze të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, në Berlinale u shfaqën që ditët e para filma nga Irani dhe Shtetet e Bashkuara. Eposi i shkretëtirës i të zhgënjente, ndërsa filmi nga Teherani të magjepste.

E akullt nisi Berlinalja e 65- të, me një grua në Polin e Veriut, por të premten pasoi një program tërësisht kontrastes. Sërish një grua që udhëton në zona të pashkelura, por të nxehta, sërish një figurë historike në ekranin e kinemasë që tërheq një artist filmi. Këtë herë regjisorin gjermani Werner Herzog, i cili në filmin "Mbretëresha e shkretëtirës" portretizon historianë britanikë dhe shkrimtaren Gertrude Bell, një arkeologe që më pas u bë e famshme si punonjëse e shërbimit sekret britanik në Lindjen e Afërt. Regjisori gjerman në "Mbretëresha e shkretëtirës" angazhon vërtet aktorë të njohur botërorë, filmi paraqitet në Berlinale si kontribut amerikan.

Berlinalja me gra të zonja

Një britanike nga shoqëria e lartë shëtit nëpër botë, e motivuar nga pasioni për të zbuluar gjëra të reja dhe dëshira për t'u emancipuar nga roli i saj si femër. Herzog përdor si skenë të parë një episod nga veprimtaria e Gertrude Bells në vitet para shpërthimit të Luftës së I Botërore. Kanë qenë këto figura femrash që e bënë drejtorin e Festivalit, Dieter Kosslick të fliste për një Berlinale " të grave të zonja". Që historia e grave të zonja nuk do të thotë patjetër edhe filma të arrirë, këtë e tregoi edhe filmi i Werner Herzogut.


Hapja e Berlinales


Nicole Kidman në shkretëtirë

Në rolin kryesor luan aktorja e njohur, Nicole Kidman e cila shëtit nëpër shkretëtirat e Lindjes së Afërt dhe të Mesme, ku takon burra që bien viktimë e bukurisë së saj ndër ta edhe edhe James Francon. "Mbretëresha e shkretëtirës" është si një film historik i dekadave të shkuara. Britanikët paraqiten aty të ftohtë dhe gjuhëshpatë, ndërsa princët e fiseve arabe si dredharakë dhe naivë. Në mesin e kësaj bote burrash dhe pushtuesish arrin të mbijetojë Gertrude Bell - Nicole Kidman përkundër të gjitha pengesave. Ka të ngjarë që regjisori Werner Herzog donte t'i ngrinte një monument filmik zonjës së guximshme, BEll, por filmi është një spektakël i lodhshëm historik me panorama të bukura shkretëtire dhe dialogë të mësuar përmendësh. Risia më e bukur është se ky film u relizua nga Herzog - një regjisor që i njeh në detaj shumë rajone të botës, dhe ka kontribuar jo pak për të zbuluar humnerat e shpirtit njerëzor. Megjithatë kjo nuk e shpëton filmin nga artificialiteti.

Gertrude Bell braktis vendlindjen e saj Anglinë dhe merr rrugën për në Teheran, aty ku zhvillohen edhe ngjarjet e filmit "Taxi" të regjisorit iranian Jafar Panahi. Filmi i Panahit nuk mund të kuptohet pa njohur historinë e jetës së vetë regjisorit, që bën filma nga mesi i viteve 90-të dhe shumë shpejt u vu në shënjestër të rojeve të revolucionit. Filmat si "Rrethi" dhe "I përjashtuar" e izoluan regjisorin që e vinte gishtin në plagët e shoqërisë iraniane duke përshkruat nevojat dhe dëshirat e bashkëkombasve të tij.


Pamje nga filmi "Taxi"

Punë pa pushim megjithë ndalimin e profesionit

Konflikti mes shtetit dhe artistit kulmoi në vitin 2010 kur Panahi u dënua me gjashtë vjet burg, dënim që vetëm pas protestave ndërkombëtare nuk u bë realitet. Pas kësaj regjisorit iu ndalua ushtrimi i profesionit për 20 vjet, një ndalim ky që nuk ndiqet aq rreptësisht. Panahi nuk lejohet të udhëtojë jashtë, megjithatë ai nuk lejon t'ia marrin mjetin e punës - filmin. "Me kinemanë unë shprehem, është jeta ime", thotë ai. "Megjithë kufizimet në këtë mbyllje të brendshme nevoja për të të bërë filma kthehet në një frymëzuese gjithnjë e më të madhe". Para dy vitesh një film i Panahit "Perdja e mbyllur" u nderua me Ariun e Argjendtë. Në këtë Berlinale shfaqet filmi i tij "Taxi".

Art i vërtetë filmik

Si "Perdja e mbyllur" edhe "Taxi" është një xhevahir i përmasave të vogla. Spektatori shoqëron regjisorin dhe shoferin e taksisë në makinë në një udhëtim nëpër qytet. Disa pasagjerë e njohin regjisorin e ndaluar. Me labirintin e rrugëve të kryeqytetit ai nuk njihet aq mirë, por nga klientët nuk merr para për shërbimin e taksisë. Art filmik me mjete të vogla. Në taksi është fiksuar një kamera që tregon pasagjerët pa ndërprerje: Një tregtar videosh ilegale, një avokate, një vajzë e vogël, dy gra të moshuara që transportojnë një peshk akuariumi e shumë të tjerë. Bisedat mes shoferit dhe pasagjerëve rrotullohen rreth politikës dhe fesë, prekin edhe tema të së përditshmes.

Panahi e lë të hapur për spektatorin nëse pasagjerët janë aktorë apo vërtet klientë. Filmi ka humor dhe origjinalitet. Madje edhe moszbulimi i sekretit mes fiktives dhe reales të ndjell për meditime filozofike. Një automjet, një regjisor, një grusht aktorësh, një kamera e thjeshtë digjitale - Panahi nuk ka nevojë për më shumë për të rrëfyer për vendin e tij. Këtu qëndron arti i vërtetë filmik.dw
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
6 SHKURTI, DITËLINDJA E 70-të E BOB MARLEYT (02.06.2015)
E VEJA E 'SNJAPERISTIT AMERIKAN' - DASHURIA JONË ISHTE ASHTU SI TREGOHET NË FILM (02.03.2015)
KATY PERRY - NJË SUPERYLL NË SUPERBOWL (02.02.2015)
MICHELLE OBAMA LAVDËRON FILMIN 'AMERICAN SNIPER' (02.01.2015)
'AMERICAN SNIPER' NXIT POLEMIKA (01.26.2015)
FSHATARI AFGAN - I PËRNDJEKUR PSE SHPËTOI USHTARIN AMERIKAN (01.22.2015)
JA DHJETË FEMRAT MË TË BUKURA TË TË GJITHA KOHËVE (01.19.2015)
NDAHET NGA JETA AKTORJA FATEN HAMAMA - IKONË ARABE E FILMIT (01.18.2015)
FILMI 'SNAJPERI AMERIKAN' - KANDIDAT PËR OSKAR (01.17.2015)
KATY PERRY PËRGATITET PËR KONCERTIN E SUPERBOLLIT (01.14.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]