VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NDAHEN ÇMIMET GRAMMY AWARDS

E Hënë, 02.09.2015, 03:50pm (GMT1)




Këngëtari britanik, Sam Smith, është shpërblyer për këngën dhe interpretimin më të mirë në ceremoninë Grammy Awards që është mbajtur të dielën në Los Angeles, ndërsa për albumin e vitit është shpërblyer këngëtari dhe kompozitori amerikan, Beck Hansen.

22 vjeçari Smith, i ka fituar të dyja çmimet me këngën "Stay With Me" dhe është shpallur këngëtari më i mirë.

Në ceremoninë e mbajtur në Los Angeles, albumi "In The Lonely Hour" është shpërblyer si albumi më i mirë pop.

Fitues të tjerë të rëndësishëm janë edhe Pharrell Williams dhe Beyonce, me nga tre çmime Grammy.

Një moment, së bashku me këngëtaren Katy Perry, në skenë është shfaqur presidenti Barack Obama, i cili ka kërkuar nga të pranishmit të ngriten në këmbë si shenjë proteste kundër dhunës në familje.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.