VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Para xhepi rekord, 11 mijë dollarë për të bijën e Madonna-s
E Djelë, 01.17.2010, 02:38pm (GMT1)

 

  

 

Voal-online Sipas revistës amerikane kushtuar jetës së VIP-ave, Now (Tani), Maria Lourdes Cicone, është Baby VIP (fëmija VIP) që ka në dispozicion shifrën më të madhe në formën e parave të xhepit për shpenzime ditore.

 

 

 

Në vend të dytë janë binjakët e Julia Roberts-it, Hazel Patricia dhe Phinnaeus Walter, me rreth 8000 dollarë secili.

 

Nëse bija e mbretëreshës pop ka tashmë një stilist personal, përdor prodhime bukurie tejet të kushtueshëm dhe shkon në shkollë me limuzinë, bën përshtypje edhe më të madhe po të dimë se vogëlushja Suri Crusie (gati tri vjeçe) disponin një mijë euro në javë, natyrisht të qeverisura nga dadoja.

 

 

Më i madhi i fëmijëve të adoptuar nga Brad Pitt e Angelina Jolie, Maddox, merr 5 000 dollarë në javë.

 

Pozicion të ndryshëm ndërkaq ka për fëmijët Smith. Will Smith e Jada Pinkett kanë bërë këtë rregullim: Jaden 11 vjeç e Willow 9 mund të kenë para në përdorim vetëm nëse japin një ndihmesë të vogël për t'ua paguar.

 

Paratë nga banka, natyrisht, i merr nëna Jada, por fëmijët mund t'i tërheqin ato vetëm pasi të kenë shkruar "një shkresë për tërheqje".

 

(http://www.repubblica.it)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.