VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
JON STEWART LARGOHET NGA 'THE DAILY SHOW' E Mërkurë, 02.11.2015, 04:29pm (GMT1) Ilustrim Komediani amerikan, Jon Stewart, nuk do të jetë më udhëheqës i emisionit satirik "The Daily Show", në kanalin Comedy Central. Nuk dihet ende data e saktë e largimit të zotit Stewart. Rrjeti televiziv në Shtetet e Bashkuara përmes një deklarate të lëshuar e ka konfirmuar largimin e tij nga emisioni, duke e quajtur Stewartin "një komik gjenial". Emisioni "The Daily Show" transmetohet katër herë në javë në SHBA dhe duke shfrytëzuar satirën politike, ka pasqyruar ngjarjet aktuale. Është quajtur shpesh edhe "platformë e humorit politik". Jon Stewart, 52 vjeçar, e ka marrë përsipër udhëheqjen e këtij programi në vitin 1999. Gjatë vitit 2013, ai për disa muaj nuk e ka udhëhequr emisionin për shkak se ka qenë i angazhuar në regjinë e filmit "Rosewater". Filmi ka të bëjë me një gazetar iranian, i mbajtur në burg për 118 ditë me radhë, nën akuzat për spiunim.rel www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |