VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

'THE GRAND BUDAPEST HOTEL' - FILMI MË I MIRË

E Djelë, 02.15.2015, 07:58pm (GMT1)



Filmi i regjisorit Wes Anderson, "The Grand Budapest Hotel", një histori e pazakontë, u nderua si filmi më i mirë në ceremoninë e çmimeve të Shoqatës së Skenaristëve dje në Hollivud.

"The Grand Budapest Hotel"
,  kandidat për 9 çmime Oscar në ceremoninë e 22 shkurtit, përfshirë për filmin më të mirë, fitoi për sknearin më të mirë ndaj një  konkurrenti të fortë, filmit "Boyhood".

Graham Moore i filmit "Imitation Game"  fitoi çmimin për skenarin më të mirë jo-origjinal. Filmi ka në qendër Alan Turing, një gjeni për zbërthimin e kodeve në Luftën e Dytë Botërore, por vdiq i persekutuar për homoseksualitetin e tij.   

Në kategorinë e skenarit më të mirë për një dokumentar fitoi "The internet's own Boy: The story of Aaron Swartz".za
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.