VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Madonna: "Dua një fëmijë nga Jesus"
E Martë, 01.19.2010, 05:34pm (GMT1)

 

 

Voal-online Mbretëresha pop është këshilluar me mjekët për t'u orvatur të ketë një fëmijë natyral tani në moshën e saj 51 vjeçare.

 

"šToy boy' i saj, Jesus Luz, 22 vjeç, ka deklaruar se bërja baba do të ishte aventura më e madhe e jetës së tij, dhe do të donte ta përballte me veten dhe Madonna-n, ka pranuar ai, duke shtuar se do të ishte një baba i mrekullueshëm i fëmijës që do të kishte me mbretëreshën pop.

 

Një mik i afërt i këngëtares, i cili e thërret me shkurtimin e pëlqyer nga ajo, Em, ka deklaruar për gazetën The Sun: "Em thotë se mëmësia është arritja më e madhe dhe përvoja më shpërblyese e jetës së saj. Ajo e di mirë se në moshën 51 vjeçare është e vështirë ta ngjizë fëmijën në mënyrë të natyrshme, por fiziku i saj është stërvitur si trupi i një atleteje olimpike dhe është e gatshme për sfidën."

 

Këngëtarja është nënë e katër fëmijëve: Lourdes, 3^13 vjeçe, të cilën e ka pasur me balerinin Carlos Leon ( të cilit Jesus i ngjason shumë) dhe Rocco, 9 vjeç, të cilin e ka pasur me regjisorin dhe ish burrin e saj Guy Ritchie. David Banda e Mercy James, të dy katër vjeç, janë dy jetimë nga Malawi të adoptuar.

 

Madonna dhe modeli janë çift prej më shumë se dy vjetësh dhe miku i tyre është rrëfyer për gazetën The Sun: "Jesus është shumë religjioz dhe është shumë i dashuruar pas saj. I adhuron fëmijët, por do të donte të kishte një fëmijë të vetin."

(http://www.repubblica.it)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.