VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - U DHANË ÇMIMET 'SPIRIT' PËR FILMAT E PAVARUR

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 07:53pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
U DHANË ÇMIMET 'SPIRIT' PËR FILMAT E PAVARUR

E Djelë, 02.22.2015, 06:09pm (GMT+1)



Më pak se 24 orë para ceremonisë së çmimeve Oscar, yjet morën pjesë në një ceremoni më të thjeshtë ku për të 30-in vit me radhë u dhanë vlerësimet për filmat e pavarur, të quajtur çmimet Spirit.

Dhe fitues në ceremoninë e djeshme, ishte një film i përfolur si një nga kandidatët kryesorë për Oscar, "Birdman" i regjisorit Alejandro Inarritu,  i cili mori çmime në kategoritë e filmit më të mirë, aktorit më të mirë për Michael Keaton dhe kinematografinë më të mirë.

Filmi elegant fitoi ndaj konkurrentit më të fortë "Boyhood", një film për të cilin u deshën 12 vjet që të realizohej dhe regjisori i të cilit, Richard Linklater, mori çmimin në këtë kategori.

Ceremonia e çmimeve Spirit, e transmetuar këtë vit për herë të parë drejtpërdrejt është vënë gjithnjë e më në qendër të industrisë kinematografike ndërsa Hollivudi u përkushtohet filmave që sjellin fitime në sallat  e kinemasë.

Megjithatë po të kesh parasysh përvojën e vitit të kaluar përputhja mes çmimeve Oscars dhe Spirits është bërë pothuajse e plotë, kur "12 years a slave" triumfoi në të dyja ceremonitë.

Gjasat janë që edhe këtë vit do të ketë përputhje në raste si ai i më të përfolurës në kategorinë e aktores më të mirë: Julianne Moore me filmin "Still Alice".za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
'VAJZA IME ANNE FRANK' (02.22.2015)
LOS ANXHELOS - SONTE NDAHEN ÇMIMET OSKAR (02.22.2015)
ELIZA DUSHKU - KRENARE ME BABAIN E SAJ SHQIPTAR (02.19.2015)
'THE GRAND BUDAPEST HOTEL' - FILMI MË I MIRË (02.15.2015)
JON STEWART LARGOHET NGA 'THE DAILY SHOW' (02.11.2015)
CEREMONIA E ÇMIMEVE GRAMMY (02.09.2015)
NDAHEN ÇMIMET GRAMMY AWARDS (02.09.2015)
NJË FILM I VEÇANTË PËR VAN GOGUN (02.09.2015)
BERLINALJA E 65të - ART DHE ARTICIALITET NË BERLIN (02.08.2015)
6 SHKURTI, DITËLINDJA E 70-të E BOB MARLEYT (02.06.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]