VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KIM KARDASHIANI ARRITI 27 MILIONË NDJEKËS NË INSTAGRAM

E Shtunë, 02.28.2015, 10:13am (GMT1)

 
Bukuroshja e njohur në të gjithë botën më së shumti për bukurinë e saj dhe linjat perfekte, modelja Kim Kardashian ka arritur një rekord në botën e përdoruesve të internetit.

Kimberly Kardarshian, vajza e lindur dhe rritur në Los Angeles, California, në adresën e sajë zyrtare në "Instagram", ne hapsirën më të madhe të postimeve "Selfie"(fotove të vetshkrepura), ka arritur të tërheq plot 27 000 000 ndjekës.

Sigurisht që ylli 34 vjeçar nuk e ka lënë pas dore këtë rekord të arritur, dhe me postimin e fotos së radhës ajo ka bashkangjitur edhe falënderimin drejtuar plot 27 milionë njerëzve . Ju falënderoj shumë! Ju dua të gjithëve!" kanë qënë fjalët falënderuese që Kim iu ka dërguar admiratorëve të saj të shumtë në numër.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.