VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

HALLE BERRY - NUK FITOJ ROLE PËR SHKAK TË NGJYRËS

E Djelë, 03.01.2015, 04:02pm (GMT1)

 
Aktorja e famshme e hollivudit, Halle Berry në një intervistë të fundit ka thënë se gjatë karrierës së saj ishte viktimë e paragjykimit racial.

Aktorja është përgjigjur në pyetjen nëse vitet i janë pengesë për të marrë rolin e dëshiruar.

"Unë gjithmonë kam pasur probleme me marrjen e rolit. Është aq e vështirë që kur isha 21 vjeçe, por edhe tani është e vështirë për mua", theksoi ajo.

Halle zbuloi se ngjyra e lëkurës së saj zakonisht ka qenë faktori kryesorë në vendimin e drejtuar që ajo mos të angazhohet.

"Nuk jam dorëzuar asnjëherë sepse jam frymëzuar nga kolegët të cilët kanë pasur sukses pavarësisht të gjithave, madje edhe ngjyrës së lëkurës së tyre", përfundoi ajo, transmeton Koha.net.

Përpjekja e saj është shpërblyer kur ajo fitoi çmimin Oscar në vitin 2002 për rolin e saj në filmin "Monster's Ball".
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.