VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FILMI BIRDMAN - FITUES I ÇMIMIT OSKAR

                                                                                      

E Martë, 04.16.2024, 12:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
FILMI BIRDMAN - FITUES I ÇMIMIT OSKAR

E Hënë, 03.02.2015, 09:32am (GMT+1)



Filmi Birdman i regjisorit Alejandro Gonzalez Inarritu, mori dy çmimet më të larta të Oskarit në ceremoninë e Akademisë të djelën atë për filmin më të mirë dhe për regjisorin më të mirë. Filmi trajton botën e aktorëve, popullaritetin e tyre të shkurtër, dhe egon e tyre të brishtë. Inarritu e vë theksin gjithashtu tek kritikët që fryjnë artificialisht  njerëzit e famshëm ose përpiqen t'i shkatërrojnë ata.

Riggan Thomson, luajtur nga Michael Keaton, është një yll i harruar kinemaje që u bë i famshëm 20 vjet më parë për rolin e superheroit në serialin Birdman. Tani Riggan e dëshiron respektin. Ai bën plane për rikthim në Broadway.

Riggan punëson Mike, një actor të respektuar në Broadway, për të luajtur kundërshtarin e tij, por të dy krijojnë një marrëdhënie plot kontradikta.

Disa ditë para premierës, Riggan ndihet i thyer. Kritikët e kanë sulmuar keq.Aktorët fillojnë të zihen. Shpenzimet e regjisë rriten. Vajza e tij që sapo ka dalë nga rehabilitimi për drogë, e refuzon të atin dhe i shton dyshimet tek vetja.

Alejandro Gonzalez Inarritu ((pron: in-YA-ree-too)) e rrëfen historinë përmes Rigganit, duke vënë në pikëpyetje identitetin e tij dhe duke kërkuar me dëshpërim miratim nga një botë me vlera të ndryshme.

Michael Keaton përpiqet të gjejë një balancë në rolin e personazhit Riggan Thomas që lëkundet mes një bote reale dhe sureale.

Ed Norton interpreton Mike, një aktor sa arrogant aq edhe i pasigurtë, ndërsa Emma Stone vajzën e zemëruar të Rigganit, Sam. Por elementi më impresionues në film është rrjedhshmëria e tij. Kalimi i padukshëm nga njëra sekuencë në tjetrën na sjell një rrëfim mjaft të rrjedhshëm të ngjarjeve dhe shikuesi nuk ndien pushim brenda krizës që shpaloset.

"Jeta jonë është një sekuencë e vazhdueshme. Ngrihemi në mëngjes dhe pastaj jemi gjithë ditën me një kamera të lëvizshme nga e cila nuk ndahemi dot."

Prandaj, thotë Inarritu, aktorët duhet të ishin të përgatitur mirë.

"Nuk ka asgjë të improvizuar. Çdo gjë ishte absolutisht e studiuar, e programuar. "

Filmi rrjedh pa pengesë pa asnjë pushim me ritmin e jetës.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HALLE BERRY - NUK FITOJ ROLE PËR SHKAK TË NGJYRËS (03.01.2015)
U SHUA YLLI I FILMIT 'STAR TREK' (02.28.2015)
KIM KARDASHIANI ARRITI 27 MILIONË NDJEKËS NË INSTAGRAM (02.28.2015)
BRIT AWARDS - NËN HIJEN E RRËZIMIT TË KËNGËTARES MADONNA (02.27.2015)
JA FITUESIT KRYESORË TË ÇMIMEVE OSKAR 2015 (02.23.2015)
ÇMIMET OSKAR - FILMI POLAK 'IDA', FILMI MË I MIRË I HUAJ (02.23.2015)
JEPEN ÇMIMET RAZZIE - CAMERON DIAZ, AKTORJA MË E KEQE E VITIT (02.22.2015)
U DHANË ÇMIMET 'SPIRIT' PËR FILMAT E PAVARUR (02.22.2015)
'VAJZA IME ANNE FRANK' (02.22.2015)
LOS ANXHELOS - SONTE NDAHEN ÇMIMET OSKAR (02.22.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]