VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MADONNA PADIT ARMANIN PSE U RRËZUA NË SKENË, AI IA LË FAJIN ASAJ

E Hënë, 03.02.2015, 04:17pm (GMT1)


Rrëzimi nga skena i Madonnës gjatë performancës së saj në çmimet ‘Brit 2015’, akoma diskutohet.

Këtë herë ajo është komentuar nga Giorgio Armani, stilisti që kishte dizenjuar veshjen e saj.

Ai është paditur nga Madonna për veshjen.

Por Mbreti Giorgio Armani hodhi poshtë akuzat e saj.

“Madonna është shumë e vështirë. Unë nuk guxoj të them atë që dua do të them. Kapuçi ishte shumë i lehtë për t’u hapur, por ajo donte një lak dhe pastaj nuk arriti ta zgjidhte me duart e saj”, tha ai për mediat.

Por Madonna thotë se laku ishte shumë i ngushtë e i fortë dhe balerinët e saj desh e mbytën gjatë performancës, duke e tërhequr zvarrë. Ajo e ka cilësuar situatën si shumë të sikleteshme.kd
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.