VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
SERIALI 'EMPIRE' ME REKORDE TË REJA FITMIPRURËSE E Enjte, 03.05.2015, 02:21pm (GMT1) Shou më i ri televiziv nga Fox, "Empire" që nga premiera po vazhdon me rritje të vazhdueshme të vlerësimeve dhe të shikueshmërisë çdo javë. Empire po "shkatërron" rekordet e Nielsen si seria e vetme vlerësimet e së cilës kanë pasur rritje të vazhdueshme për shtatë javë me radhë që nga premiera. Episodi i parë i dramës muzikore është shikuar nga 9.9 milionë vetë ndërsa javën e kaluar është rritur në 13.9 milionë shikues drejtpërdrejtë, derisa mesatarja e shikuesve çdo javë është 15.6 milionë, transmeton koha.net. Kjo është rritja më e madhe e ndonjë shou televiziv që nga seriali i vitit 2003"The OC" i cili po ashtu është transmetuar nga Fox. "˜Empire' është dramë familjare për një biznes të hip-hopit që e ka ngritur Foxin mjaft shumë dhe ka shitje të madhe të muzikës. Në të aktrojnë Terrence Howard e Taraji P. Henson dhe producent i muzikës është Timbaland ndërsa çdo javë personazhe të famshëm të muzikës shfaqen si mysafirë.kd www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |