VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Brooke Mueller po reagon mirë ndaj mjekimeve

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 03:20pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
Brooke Mueller po reagon mirë ndaj mjekimeve
E Enjte, 01.21.2010, 10:26pm (GMT+1)

 

 

 

Voal-online Mjekët në Los Angeles i thanë nënës se Brooke Mueller se është herët për të folur me saktësi, por vajza e saj e shtruar të martën, është duke reaguar mirë ndaj antibiotikëve.

 


Mueller, e cila është duke vuajtur nga ftohja në të dyja mushkëritë, është ende nën përkujdesjen intensive dhe është pritur të qëndrojë në spital edhe disa ditë, sipas thënieve të nenës së saj, Moira Fiore.

"Brooke e kuptoi gjendjen në të cilën ishte vetëm në çastin e fundit, sepse pezmatimi pas një infeksioni në vijim të një ndërhyrjeje kirurgjike në dhëmbin e pjekurisë ia kishin pushtuar krejt sistemin e frymëmarrjes, dhe organet e saj kishin filluar të dilnin njëri pas tjetrit nga funksionimi," tregoi Fiore për revistën People.

 

"Sot funksionet e mushkërive, veshkave dhe mëlçive të saj janë më mirë. Por mjekët janë ende të shqetësuar për shkak të tensionit të ulët të saj," vazhdoi ajo.

I shoqi i Mueller, Charlie Sheen, e vizitoi gruan e tij në spital të enjten (sot) në mëngjes. Ylli i serialit komik Two and a Half Men (Dy burra e gjysmë), i cili tani është i lejuar nga gjykata që të komunikojë me gruan e tij në spital, pavarësisht urdhërit mbrotjës të lëshuar kundër tij pas arrestimit që iu bë për dhunë shtëpiake në ditën e Krishtlindjeve. Ai ia mori duart Mueller në duart e tij, e përqafoi dhe i tha asaj të mos ketë merak ngaqë po bëhet përherë e më mirë.

 

"Ata ishin si vida me pëllumb së bashku, a thua se nuk kishte ndodhur ndonjë herë gjë e keqe midis tyre," tha Fiore për People. "Ata janë një çift i përkryer kur as ai, as ajo nuk janë të dehur.

Ndërkaq gjykatësi në kolorado, i cili lehtësoi pjesërisht urdhërin e kufizimit të imponuar ndaj Sheen, gjithashtu u pajtua të shtyjë për më vonë seancën dëgjimore, e cila ka qenë caktuar për të enjten, deri në një datë të re.

 

"Gjykatësi do ta dëgjojë rastin në orën 14:15 më 8 shkurt në Aspen," tha avokati i Mueller, Yale Galanter, për People. "Kjo datë e re i jep kohë Mueller-it për t'u bërë më mirë."

(http://www.people.com/people)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Madonna: "Dua një fëmijë nga Jesus" (01.19.2010)
Mbi Qilimin e Kuq në Ceremoninë e Golden Globe (01.18.2010)
Para xhepi rekord, 11 mijë dollarë për të bijën e Madonna-s (01.17.2010)
Sandra Bullock sipas numrave (01.12.2010)
Sharon Stone: Meryl Streep "duket si një shtrat i pandrequr" (01.09.2010)
Si i propozoi Russell Brand për fejesë Katy Perry-t (01.07.2010)
Sandra Bullock, mbretëresha e arkëtimeve 2009 në SHBA (01.05.2010)
Parashikimet e revistës People për vitin 2010 (01.02.2010)
Princi i paepur i kinematografisë Hamfri Bogart (12.24.2009)
Elin Nordegren këshillohet me avokatin veteran të divorceve të Hollivudit (12.18.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]