VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

U RRËZUA ME NJË AVION TË VOGËL - HARRISON FORD NË GJENDJE KRITIKE

E Premte, 03.06.2015, 09:24am (GMT1)


Aktori i njohur, Harrison Ford, është në gjendje kritike pasi u rrëzua me një aeroplan të vogël me të cilin ishte duke shëtitur në Venice, Kaliforni.

72-vjeçari aksidentin e pësoi në një fushë të Golfit rreth orës 2:30 sipas kohës lokale.

Autoritetet kanë njoftuar për mediat lokale se aktori është transportuar në spital në gjendje kritike pas një traume të pësuar.

Nuk dihen arsyet e rrëzimit të "Indiana Jonesit", por kjo nuk është hera e parë që aktori ka pësuar aksidente të tilla.

Gjatë një fluturimi trajnues në tetor të 1999-ës, helikopteri që pilotohej nga Fordi ishte rrëzuar në Santa Clarita, por aktori së bashku me instruktorin e tij kishin shpëtuar, edhe pse helikopteri ishte shkatërruar tërësisht.kd

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.