VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - New York Times - Nga ANGELINA JOLIE PITT: DITARI I NJË NDËRHYRJE KIRURGJIKALE

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 09:43am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
New York Times - Nga ANGELINA JOLIE PITT: DITARI I NJË NDËRHYRJE KIRURGJIKALE

E Martë, 03.24.2015, 11:40am (GMT+1)


Dy vjet më parë shkrova për përzgjedhjen time për tiu nënshtruar mastektomisë së dyfishtë.

Një test i thjeshtë gjaku zbuloi se unë isha bartëse e një mutacioni në genin BRCA1, i cili më bënte të isha 87% e rrezikuar nga kanceri i gjirit dhe 50 % nga kanceri i vezoreve. Kam humbur nënën time, gjyshen dhe tezen time nga kanceri.

Kam ndjekur dhe gra të tjera të rriskuara për të mësuar më shumë rreth mundësive. Premtova se do ti kushtoja vëmendje cdo informacioni përfshi dhe operacionin tjetër për heqjen e vezoreve dhe të tubave fallopian.

E kisha planifikuar prej kohësh. Është një operacion shumë më me pak komplekse sesa ai i mastektomisë, por efektet janë shumë më të rënda. E vendos gruan në gjëndje menopauze të detyruar. Prandaj po përgatisja veten time emocionalisht dhe fizikisht duke diskutuar të gjitha opsionet edhe me doktorët, në kërkim të mjekimeve alternative dhe zëvendësimit të estrogjenit dhe progresteronit. Mendova se kisha kohë për të vendosur datën.

Por dy javë më parë mora një telefonatë nga doktori im i cili kishte marrë rezultatin e analizave të mia të gjakut. "CA -125 është normale" u shpreh ai. Mora frymë lirisht. Ky test mat sasinë e proteiës CA-125 në gjak dhe përdoret për të monitoruar kancerin në vezore. E bëja çdo vit për shkak të historisë time familjare.

Por nuk ishte e gjitha dhe doktori vijoi: "Ka një numër shenjash inflamatore të zhvilluara, dhe të marra së bashku ata mund të jenë shenjë e një kanceri të hershëm". Mora frymë. "CA-125 ka 50-75 % shanse të një kanceri në fazën e hershme, dhe më kërkoi që të kontaktoja me njëherë kirurgun për të kontrolluar vezoret e mia.

Përjetova atë që mijëra gra e kanë përjetuar. I thashë vetes të isha e qetë , e fortë dhe se nuk kisha asnjë arsye për të menduar se nuk do të mund të jetoja për të parë fëmijët e mi të rriten por dhe fëmijët e fëmijëve të mi. I telefonova bashkëshortit në Francë i cili i hipi avionit brenda një ore.

Gjëja më e bukur në këto momente të jetës është se ka kaq shumë qartësi. E di se përse po jeton.

Po atë ditë takova kirurgen, e cili ka mjekuar dhe mamanë time. Për herë të fundit e kisha parë ditën kur mamaja ime u largua nga kjo jetë dhe ajo lotoi kur më pa: "Dukesh taman si ajo" U preka. Por më pas i buzëqeshëm njëra tjetrës dhe ramë dakord që ishim atje për tu përballur me çdo problem prandaj "le të vazhdojmë"

Asnjë prej ekzaminimeve nuk ishte shqetësues. Mësova se nëse do të ishte kancer, kishte shumë mundësi të ishte në faza shumë të hershme. Nëse do të ishte diku tjetër në trupin tim do ta mësoja brenda 5 ditësh.

Ato 5 ditë i kalova mes tymnajës, duke pritur ndeshjen e futbollit të fëmijëve të mi, duke punuar dhe duke u përpjekur të isha e qetë dhe e fokusuar.

Dita e rezultatit të testit erdhi. Skaneri PET/CT shikonte qartë dhe testi i kancerit ishte negative. Isha plot lumturi edhe pse për shkak të gjurmëve radioactive nuk mund të përqafoja fëmijët e mi.

Kishte ende një shans për një kancer në fazë të hershme por ishte shumë më i vogël. Për shpëtimin tim kisha ende një shans për të hequr vezoret dhe tubat fallopian dhe unë zgjodha ta bëj. Nuk e bëra vetëm sespe unë jam transportuese e genit BRCA1, dhe që gratë e tjera ta dëgjojnë këtë.

Një test pozivit i BRCA nuk do të thotë që duhet të drejtohesh patjetër tek kirurgu. Jam konsultuar me shumë doktorë, kirurgë dhe naturopatologë.

Ka dhe mundësi të tjera. Disa gra marrin pilula kundër lindjes, apo mjekime të tjera alternative të shoqëruara dhe me kontrolle të shpeshta.

Ka më shumë se një mënyrë për të trajtuar cdo problem mjekësor. Më e rëndësishmja është të mësosh kush janë mundësitë dhe të zgjedhësh më të mirën për veten tënde.

Në rastin tim, doktorët lindorë dhe perëndimorë që takova ranë dakord se ndërhyrja kirurgjikale ishte opsioni më i mirë sepse 3 anëtare të familjes time kanë vdekur nga kanceri.

Doktorët e mi më sugjeruan të bëja një operacion parandalues 10 vjet më herët se faza e fillimit të hershme të kancerit tek të afërmit e mi. Nëna ime u diagnostifikua me kancer në vezore kur ishte 49 vjeçe. Unë jam 39 vjeç.

Javën e kaluar bëra operacioni: Një laparoscopic bilateral salpingo-oophorectomy. Ishte një fillim shumë hershëm i tumorit në një prej vezoreve të mia, por asnjë shenjë të kancerit.

Një progesteron IUD është vendosur në mitrën time. Do të më ndihmojë për balancimin e hormoneve, por më e rëndësishmja do të më ndihmojë të parandalojë kancerin e mitrës.

Zgjodha të mbaj mitrën, sepse kanceri në këtë pjesë të trupit nuk është pjesë e historisë time familjare. Nuk është e mundur të përjashtosh të gjithë rreziqet, dhe fakti është se unë vazhdoj të jem e prirur të kem kancer. Do të përpiqem me mënyra natyrale të forcoj sistemin tim imunitar.

Ndihem ende femër dhe me këmbë në tokë për zgjedhjen që kam bërë dhe e di që fëmijët e mi kurrë nuk do të thonë: Mamaja ime vdiq nga kanceri i mitrës.

Pavarësisht zëvendësimit të hormoneve që po marr, tani jam në menopauzë. Nuk do të jem më në gjëndje të kem fëmijë të tjerë dhe pres dhe disa ndryshime të tjera fizike. Por ndihem e qetë për të gjitha ato që do të më vijnë, jo sepse jam e fortë por sepse kjo është pjesë e jetës. Nuk ka asgjë për t'u frikësuar.

Më vjen keq për gratë të cilat përballen me momente të tilla shumë shpejt, përpara se ata të kenë fëmijët e tyre. Situata e tyre është shumë më e rëndë se e imja. Ka mënyra për femrat për të hequr tubat fallopian dhe të mbajën vezoret, në këtë mënyrë të kenë mundësi të lindin fëmijë dhe të mos kalojnë në menopauzë. Shpresoj të jenë të ndërgjegjshme për këtë Nuk është e lehtë të marrësh vendime të tilla, por është e mundur të marrësh nën kontroll dhe të trajtosh në kohë problemet shëndetësore. Mund të kërkosh ndihmë, këshilla të mësosh rreth mundësive dhe të bësh zgjedhjen tëndë. Dija është fuqi.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SOPRANOJA BRIGHTMAN DO TË MBAJË KONCERT NGA HAPËSIRA (03.11.2015)
'NEW YORK RAIN' - KËNGË E RE NGA RITA ORA (03.10.2015)
AMERICAN SNIPER - FILMI MË FITIMPRURËS I VITIT 2014 (03.09.2015)
'THE LETTERS' - FILM PËR JETËN DHE LETRAT SEKRETE TË NËNË TEREZËS (03.09.2015)
U RRËZUA ME NJË AVION TË VOGËL - HARRISON FORD NË GJENDJE KRITIKE (03.06.2015)
SERIALI 'EMPIRE' ME REKORDE TË REJA FITMIPRURËSE (03.05.2015)
INDIA NUK E LEJON SHFAQJEN E 'FIFTY SHADES OF GREY' NË KINEMA (03.05.2015)
JENNIFER LAWRENCE ME ROL NË FILMIN E RI TË SPIELBERGUT (03.03.2015)
MADONNA PADIT ARMANIN PSE U RRËZUA NË SKENË, AI IA LË FAJIN ASAJ (03.02.2015)
FILMI BIRDMAN - FITUES I ÇMIMIT OSKAR (03.02.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]