VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

People: Zërat për ndarjen e Brad Pitt dhe Angeline Jolie nuk janë të vërteta, thonë burimet
E Hënë, 01.25.2010, 03:35pm (GMT1)

 

 

Voal-online Sipas së përjavshmes People, nuk është e vërtetë se Brad Pitt dhe Angelina Jolie janë duke u ndarë.

 

Zërat e përhapur edhe nga News of The World janë false (të rreme), i kanë thënë revistës amerikane burime të shumëfishta pranë çiftit.

 

 

"Gjithçka është në rregull në mes tyre," thonë për Brad Pitt dhe Angelina Jolie të cilët janë prindër të gjashtë fëmijëve.

 

Një tjetër burim thotë se ato që janë thënë në tabloiden britanike janë "krejtësisht false".

Javët e fundit të dy hollivudianët janë marrë me xhirime filmash, me probleme shtëpiake, me bamirësi dhe nuk e kanë pasur mendjen tek ato që shkruajnë mediat tabloide.


Më 2 janar
Pitt, 46 vjeç, dhe Jolie, 34 vjeçe, patën një darkë romantike për dy veta në një restorant francez Le Perigord. "Unë mund të them se ata donin ta kalonin kohën vetëm për vetëm dhe nuk ia kishin ngenë askujt tjetër në botë," thotë një burim. "Është mrekulli e madhe të shikosh një çift kaq të dashuruar."

 

Ndërkohë të dy janë duke punuar në filmat e tyre; jolie në The Tourist  dhe Pitt në Lost City of Z. Më 16 janar Pitt mori djalin e madh, Maddox, në një udhëtim në lojën e New Orleans Saints, ndërsa Jolie është parë në një supermarket Apple Store në Los Anxhelos me vajzat, Zahara e Shiloh.

Jolie ishte këto ditë në Qytetin e Nju Jorkut për një seancë fotosh për revistën Vanity Fair, ndërsa Pitt qëndroi në Los Anxhelos për të marrë pjesë në teletonin e mikut të tij George Clooney, Hope for Haiti Now (Shpresa për Haitin tani). Pitt dhe Jolie ishin dhuruesit më të mëdhenj. Pitt nuk mori pjesë në veprimtarinë e së shtunës Screen Actors Guild Awards, ku filmi i tij Inglourious Basterds mori një çmim për trupën më të mirë.

 

Edhe uebsajti i specializuar në famozët, TMZ, Brad e Angelina janë çift i pandarë.

(http://www.people.com/people) (http://www.ansa.it)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.