VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VIN DIESEL PËRJETËSOHET NË HOLLYWOOD

E Djelë, 04.05.2015, 05:59pm (GMT1)


Aktori me famë botërore, Vin Diesel, ka vendosur shenjat e duarve dhe shputave të këmbëve në çimento para "˜Chinese Theater' duke e shënuar kështu emrin e tij në historinë e Hollywoodit.

Ceremonia është mbajtur derisa tashmë ka filluar të shfaqet nëpër kinema filmi i tij i fundit, "˜Furious 7'.

Filmi është pjesa e shtatë e serisë me sukses global "Fast and Furious", që i dha atij famë botërore si yll i filmave aksion.

Ky është edhe filmi i parë që ka nisur të shfaqet nëpër kinema pas vdekjes së një prej miqve dhe bashk-aktorëve në këtë seri, Paul Walker, i cili vdiq në një aksident komunikacioni në vitin 2013, pak para se "˜Furious 7', të përfundonte xhirimet.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.