E Martë, 08.20.2019, 12:51pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
FILMI 'MERCHANTS OF DOUBT' - ME TEMËN E NGROHJES GLOBALE

E Djelë, 04.05.2015, 06:09pm (GMT+1)



“Merchants of Doubt”, “Tregtarët e dyshimit” është dokumentari më i ri i producentit Robert Kenner. Ai flet për skeptikët e ndryshimeve klimatike, të cilët, e debatojnë këtë fenomen, duke mbjellë dyshime dhe konfuzion lidhur me të dhënat shkencore për ngrohjen globale. Skeptikët janë kundër marrjes së masave për ndryshimet klimatike.

Në dokumentarin e Robert Kenner-it, Merchants of Doubt, thuhet se ekspertët që kundërshtojnë ngrohjen globale kanë miratuar një strategji dyshimi që kompanitë e duhanit e filluan në të kaluarën.

Kenner thotë se i njëjti grup njerëzish nga industria e duhanit që përhapte dyshime lidhur me pasojat e dëmshme të duhanit, tani po përpiqet të bëjë të njëjtën gjë për ndryshimet klimatike. Ai i cilëson komentatorët konservatorë si Marc Morano, të firmës Climatedepot. com,  “ekspertë me gjuhë argjendi”.

Kenner thotë se në ditët tona, të ashtuquajturit ekspertë të shkencës, pagohen nga të ardhurat e mëdha nga nafta për të krijuar konfuzion.

“Ashtu sikurse për duhanin, këta njerëz thonë, se na duhen më shumë studime, më shumë kohë, se po na  mëkëmbet liria dhe se do të humbim vendet e punës.”

Por Dr. Patrick Michaels, drejtor i Qendrës për Studime Shkencore në Institutin Cato, duke se ai është një skeptik i ndershëm. Për një çerek shekulli Michaels ishte eksperti i klimës për Virxhinian. Ai beson se ngrohja globale po ndodh, por argumenton se parashikimet e ekspertëve janë të gabuara.

“Shikoni historinë e temperaturave në troposferën e ulët dhe krahasoheni me modelet kompjutrike të OKB-së. Ndryshimet po shtohen vazhdimisht. Jo se moti nuk po bëhet më i ngrohtë, por  kjo nuk po ndodh në 15, 18, 19 vitet e fundit. Është fakt që moti nuk po ngrohet ashtu siç mendohej më parë dhe kjo ka implikime të jashtëzakonshme politike.”

 

Shkencëtarët e klimës dhe një studim i ri në muajin janar sugjerojnë se në fakt ngrohja e motit po ndodh sipas parashikimit të modeleve të parashikuara.

Ish kongresmeni konservator nga Karolina e Veriut Bob Inglis, i cili del tek dokumentari Merchants of Doubt, thotë se afati ka skaduar. Fillimisht ai ishte kundër idesë së ngrohjes globale, por më pas ai e ndryshoi qëndrimin e tij kur shkoi në Antarktikë, ku pa fakte të përqëndrimit të dyoksidit të  karbonit në shpimet në akull. Inglis mendon se çështja e ngrohjes globale është një shqetësim global, që ka rënë pre e e politikës partiake.

“Fajin e kanë të dyja palët. Të majtët e shfrytëzojnë si një rast për të sulmuar konservatorët. Të djathtët përdorin argumentin e Recesionit të Madh, se për shkak të tij, kishin frikë mos humbnim shtëpitë dhe vendet e  punës.”

Ai thotë se shumë konservatorë e shohin marrjen e masave ndaj ndryshimeve klimatike si një sulm ndaj mënyrës së jetesës.

Ky është një argument i vështirë për t’u gëlltitur, se e gjithë mënyra se si unë kam e krijuar jetën është e gabuar? Disa njerëz hedhin dyshime për këtë. Dua të theksoj se shkenca e ka gabim.

Në filmin Merchants of Doubt, Robert Kenner i jep një goditje të fortë kundërshtarëve, të cilët luajnë me shpresat dhe frikën e njerëzve, por njëkohësisht krijon një film emocional, i cili tërheq emocionet e audiencës. za

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VIN DIESEL PËRJETËSOHET NË HOLLYWOOD (04.05.2015)
CHRIS MARTIN DHE RIHANNA E PËRKRAHIN KOMPANINË E JAY Z (03.31.2015)
PAS GJASHTË VJETËSH MERR FUND SERIALI 'DOWNTON ABBEY' (03.29.2015)
TAYLOR SWIFT DHE CALVIN HARRIS - ÇIFTI I RI I HOLLYWOODIT (03.28.2015)
New York Times - Nga ANGELINA JOLIE PITT: DITARI I NJË NDËRHYRJE KIRURGJIKALE (03.24.2015)
SOPRANOJA BRIGHTMAN DO TË MBAJË KONCERT NGA HAPËSIRA (03.11.2015)
'NEW YORK RAIN' - KËNGË E RE NGA RITA ORA (03.10.2015)
AMERICAN SNIPER - FILMI MË FITIMPRURËS I VITIT 2014 (03.09.2015)
'THE LETTERS' - FILM PËR JETËN DHE LETRAT SEKRETE TË NËNË TEREZËS (03.09.2015)
U RRËZUA ME NJË AVION TË VOGËL - HARRISON FORD NË GJENDJE KRITIKE (03.06.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2019  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 

 
VOAL
[Shko lart]