VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MADONNA - ME KANYE WEST, SI NJË LUFTË ME DEMA

E Mërkurë, 04.08.2015, 08:52am (GMT1)


Madonna ka bashkëpunuar me reperin Kanye West për këngën e saj "Illumiati", e cila është një ndër këngët më të suksesshme të albumit të "Rebel Heart", por ajo ka treguar se nuk ka qenë aspak e lehtë të punoje më të.

Ajo është shprehur për revistën "Cosmopolitan", duke thënë: Ishte si një luftë me dema, por pastaj u qetësuam. Ai e dinte se kishte të bënte me një person me pikëpamje të forta po ashtu edhe unë. Unë dëgjoja atë se çfarë thoshte edhe e merrja parasysh po ashtu bënte edhe ai. Nuk binim dakord për çdo gjë, por ai ka ide të mira.

Ikona e pop-it 56-vjeçare, gjithashtu hodhi poshtë idenë se industria e muzikës është bërë më e lehtë për femrat me kalimin e viteve.

"Nuk ka ndryshuar asgjë, sidomos për femrat. Ne akoma jetojmë në një shoqëri diskriminuese që dëshiron t'i kufizojë njerëzit", tha ajo.

"Që nga momenti që unë kam nisur të performoj, njerëzit gjithmonë më kanë bërë të ndihem keq pasi nuk mendonin se një femër mund jetë edhe sensuale edhe inteligjente në të njëjtën kohë. Për mendimin tim, kjo luftë vazhdon akoma", u shpreh Madonna.
/ Top Channel
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.