VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TRANSMETOHET THIRRJA DRAMATIKE E BULLOCKUT NË POLICI

E Premte, 04.10.2015, 09:08am (GMT1)


Sandra Bullock


Joshua Corbett, personi që akuzohet se kishte hyrë ilegalisht në shtëpinë në Los Anxhelos të aktores me famë botërore Sandra Bullock, është paraqitur në gjykatë të enjten për seancë fillestare dëgjimore.

Gjatë kësaj seance është transmetuar edhe një audio incizim i thirrjes dramatike të fitueses së çmimit Oskar drejt policisë.

Aktorja e filmave,"The Blind Side," "Gravity" etj, ka qenë në shtëpi gjatë kohës kur është raportuar hyrja e Corbettit në shtëpi.

Gjatë incizimit Bullock dëgjohet si komunikon e trishtuar me policinë dhe iu sqaron se e ka dëgjuar se si një nga hyrjet e shtëpisë është thyer.

Aktorja tregon se e kishte mbyllur derën e dhomës së gjumit në katin e dytë të shtëpisë së tij, ndërsa më pas ishte mbyllur në dollap.

Policisë i janë dashur 14 minuta për të shkuar në shtëpinë e Sandra Bullockut. rel

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.