VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SOT DITA E ROKENROLLIT

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 02:29pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
SOT DITA E ROKENROLLIT

E Hënë, 04.13.2015, 09:32am (GMT+1)

Është festë e të gjithë atyre, për të cilët rokenrolli (rock-n-roll) nuk është vetëm muzikë, por edhe stil e mënyrë jetese.

Kjo ditë ndërkombëtare festohet çdo vit më 13 prill, edhe pse ngjarja historike, e cila shërbeu si bazë për festimin, ndodhi një ditë më parë: më 12 prill 1954 kur Bill Hejlli (Haley) regjistroi këngën singëll "Rock Around The Clock", që u bë pikë referimi për një rrymë të re muzikore, e cila shumë shpejt kaloi kufijtë e Amerikës dhe u përhap nëpër vende dhe kontinente, duke sfiduar shoqërinë dhe traditat.

Ndër themeluesit e rrymës ishte dhe legjendari Elvis Presli (Presley), i cili u bë idhull i adoleshentëve dhe të rinjve.

Stili i veshjes, manierat dhe lëvizjet e tij u bënë model imitimi.

Në fillim të viteve 1960, doli një stil i ri rokenrolli , pop-rock-u.

Kuarteti nga Liverpuli britanik "Beatles" me kompozime tij bëri që të shpërthejë në botë epidemia e "bitëllsamanisë".

Në vitin 1964, u shfaqën "Rolling Stones"-at, që dalloheshin për tingullin e shpejtë, të fuqishëm dhe teknik.

Në vitin 1970 lindi rok-u psikodelik, përfaqësues të shquar të të cilit ishin grupet "Pink Floyd", "Deep Purple", "Led Zeppelin", "Black Sabbath".

Kjo dekadë është konsideruar epoka e artë në zhvillimin e kulturës së rok-ut.

Fundi i viteve 1970 shënohet nga shfaqja e pank-rokut (punk rock).

Skema e thjeshtuar i muzikore nxori në pah vokalin dhe tekstet (lyrics), ku haset shpesh kritika ndaj qeverive, politikanëve, shtresave të pasura të shoqërisë.

Të famshme janë grupet pank si "Sex Pistols", "The Clash", "Stooges", si dhe lokalisti Iggy Pop.

Në vitet 1980 lindi rok-u femëror, kurse në vitet 1990 rokenrollsi më i shkëlqyer ishte Kërt Kobejn-i (Kurt Cobain) dhe grupi i tij "Nirvana"./kp

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ISABELLA ROSSELLINI - KRYETARE E JURISË SPECIALE TË KANËS (04.13.2015)
TRANSMETOHET THIRRJA DRAMATIKE E BULLOCKUT NË POLICI (04.10.2015)
POLONI - SHTYHET PROCESI PËR EKSTRADIMIN E POLANSKIT (04.10.2015)
KIM KARDASHIAN ARRITI NË ARMENI (04.09.2015)
MADONNA - ME KANYE WEST, SI NJË LUFTË ME DEMA (04.08.2015)
'ROLLING STONE' KËRKON NDJESË PËR ARTIKULLIN MBI DHUNIMET (04.06.2015)
'FURIOUS 7' I TEJKALON TË GJITHA PARASHIKIMET (04.05.2015)
FILMI 'MERCHANTS OF DOUBT' - ME TEMËN E NGROHJES GLOBALE (04.05.2015)
VIN DIESEL PËRJETËSOHET NË HOLLYWOOD (04.05.2015)
CHRIS MARTIN DHE RIHANNA E PËRKRAHIN KOMPANINË E JAY Z (03.31.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]