VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FAST & FURIOUS - PËRSËRI MË FITIMPRURËSI NË BRITANI

E Martë, 04.14.2015, 01:30pm (GMT1)


Filmi "Fast & Furious 7" përsëri është në krye të Boxoffice të Britanisë së Madhe për dy javë radhazi.

Episodi i fundit i këtij filmi, në të cilin luajnë aktorët e famshëm si Vin Diesel, Paul Walker dhe Michelle Rodriguez, ka fituar tri herë më shumë se sa konkurrentët më të afërt me 5.4 milionë funte.
Filmi i animuar i kompanisë Disney, "Cinderella", mban vendin e dytë me 1.8 milionë funte, ndërsa filmi i animuar "Home", në të cilin luan këngëtarja e famshme Rihanna, është radhitur në vendin e tretë me 1.5 milionë funte.

Filmi komik "The DUFF" është film i ri në këtë listë, i cili është radhitur në vendin e katërt me 891,691 funte, transmeton Koha.net. Po ashtu janë radhitur edhe filma të ri në këtë listë, si "John Wick", "Woman in Gold" dhe "Paul Blart: Mall Cop 2".

Ndërkaq në vendin e nëntë dhe të dhjetë janë radhitur filmi "Get Hard" dhe "Insurgent", të cilët e kompletojnë listën e top dhjetë filmave të Boxoffice të Britanisë së Madhe.

    Lexoni edhe këtë: "Furious 7" kalon shifrën e 800 milionë dollarë në gjithë botën

Në vijim po ju paraqesim listën e plotë të Boxoffice të Britanisë së Madhe:

1. (1) Fast & Furious 7 - 5,410,822 funte
2. (2) Cinderella - 1,785,864 funte
3. (3) Home - 1,544,988 funte
4. (-) The DUFF - 891,691 funte
5. (4) The SpongeBob Movie: Sponge Out of Water - 651,140 funte
6. (-) John Wick - 539,602 funte
7. (-) Woman in Gold - 494,512 funte
8. (-) Paul Blart: Mall Cop 2 - 480,158 funte
9. (5) Get Hard - 376,917 funte
10. (6) The Divergent Series: Insurgent - 232,793 funte
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.