E Enjte, 11.14.2019, 04:48am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
FILMI I RI 'WOMAN IN GOLD'

E Shtunë, 05.02.2015, 05:52pm (GMT+1)

Drama ligjore e Simon Curtis “Woman in Gold” i hedh një vështrim tjetër terrorit të Holokaustit përmes historisë së vërtetë të Maria Altman, një grua hebre e ardhur në Shtetet e Bashkuara si refugjate nga Austria. 15 vjet më parë ajo hodhi në gjyq qeverinë austriake për të rimarrë në pronësi pikturën e familjes së saj Woman in Gold, të vjedhur nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. 

Maria Altman punëson Randol Schoenberg, një mik i familjes, që të hapë një padi gjyqësore ndaj qeverisë austriake për të rimarrë pikturën që i përket familjes së saj.   

Regjisori i filmit, Simon Curtis sjell historinë e zonjës Altman përmes një drame bashkëkohore në sallën e gjyqit.  

Përmes tematikës së prejardhjes së artit, regjisori trajton çështjen më të rendësishme për viktimat, atë të nevojës për vënë në vend drejtësinë, qoftë edhe dekada më vonë.

Shekulli 21 është shumë i komplikuar dhe i paqendrueshëm dhe është e rëndësishme të kujtohen disa nga mësimet dhe gabimet e tmerrshme të përjetyara gjatë shekullit 20. 

Regjisori Curtis thotë se i kushtoi vëmendje të vecantë saktësisë në krijimin e skenave të persekutimit të hebrenjve austriakë gjatë Luftës së Dytë Botërore. 

Helen Mirren luan rolin e  tetëdhjetë vjeçares së rafinuar dhe vitale Maria Altman. Ryan Reynolds luan avokatin pa përvojë Randol Schoenberg, që e çon çështjen në Gjykatën e Lartë amerikane dhe del i fituar.  Sot, Schoenberg është president i Muzeumit të Holokaustit në Los Angeles. Ai është ende në kërkim të artit që u është grabitur familjeve hebre. 

“Pas luftës, njerëzit nuk u përqendruan tek gjërat materiale. Ata u përpoqën të rindërtojnë jetët e tyre, gjetjen e të afërmve apo gjetjen se çfarë kishte ndodhur me ta. Ndaj u desh kohë që të sheshoheshin këto gjëra dhe që njerëzit të përqendroshin tek disa gjëra që mund të gjenin. Punimet artistike, edhe pse disa dekada më vonë, ishin ndër gjërat që ende mund të bëhej diçka për to.” 

Sot, Woman in Gold ose Gruaja në Ngjyrë Ari gjendet në Neue Gallerie në qytetin e Nju Jorkut. Filantropi hebre Ronald Lauder e bleu pikturën nga Maria Altman për 135 milion dollarë në vitin 2001. 

Që nga dalja e filmit, thotë Janis Staggs me galerinë e artit, mijëra njerëz kanë vizituar nga afër pikturën. 

“U deshën katër vite që Klimt të përfundonte pikturën dhe duhet ta shikosh nga afër që ta shijosh gjenialitetin e vizionit që ai kishte për krijimin e kësaj ikone.” 

Qëkur Altman fitoi gjyqin, emri i tezes së saj i fshirë nga nazistët, është restauruar dhe tashmë piktura quhet Adele Bloch-Bauer.

Filmi i Simon Curtis bën të mundur që emrin e saj ta mësojë tani një gjeneratë e re.za

WWW.VOAL-ONLINE.CH


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FAST & FURIOUS - PËRSËRI MË FITIMPRURËSI NË BRITANI (04.14.2015)
SOT DITA E ROKENROLLIT (04.13.2015)
ISABELLA ROSSELLINI - KRYETARE E JURISË SPECIALE TË KANËS (04.13.2015)
TRANSMETOHET THIRRJA DRAMATIKE E BULLOCKUT NË POLICI (04.10.2015)
POLONI - SHTYHET PROCESI PËR EKSTRADIMIN E POLANSKIT (04.10.2015)
KIM KARDASHIAN ARRITI NË ARMENI (04.09.2015)
MADONNA - ME KANYE WEST, SI NJË LUFTË ME DEMA (04.08.2015)
'ROLLING STONE' KËRKON NDJESË PËR ARTIKULLIN MBI DHUNIMET (04.06.2015)
'FURIOUS 7' I TEJKALON TË GJITHA PARASHIKIMET (04.05.2015)
FILMI 'MERCHANTS OF DOUBT' - ME TEMËN E NGROHJES GLOBALE (04.05.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 

 
VOAL
[Shko lart]