E Enjte, 03.28.2024, 01:36pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
Tetëdhjetëvjetori i Gene Hackman, 'luanit të mbrapshtë" të Hollywood-it
E Shtunë, 01.30.2010, 11:55am (GMT+1)

 

 

 

 

 

 

Vitet kalojnë edhe për Gene Hackman, dhe sot "˜luani i mbrapshtë' i Hollywood-i i mbush tetëdhjetë vjet, ndonëse nuk i tregon. Personazh i përkryer për role burrërore, por edhe i zoti të interpretojë role ironike, aktori amerikan fitues i dy çmimeve Oskar është tani më shumë se kurrë një mit i kinemasë botërore në 45 vjet triumfesh, në më shumë se 80 filma, shpesh në sheshin e thriller-ëve dhe noir-ëve, nga "Lilith" tek "French Connection", tek "Pearl Harbor" e deri tek ata më të vonët.

 

Bir i Lyda Hackman, Eugene Allen Hackman (ky është emri i tij i plotë) lindi më 30 janar 1930 në San Bernardino, Kaliforni dhe u rrit në Dundville, Illinois, ku babai punonte gazetar (The Commercial News). Kur ishte gjashtëmbëdhjetë vjeç largohet nga shtëpia dhe rekrutohet në trupën e marinsave. Filimisht është në Japoni, pastaj në Shangai e, më në fund në Hawaii, por pas pak (tri vjet) vendos të vazhdojë kursin e gazetarisë në Universitetin e Ilinioisit.

 

Pas një përvoje të shkurtër në këtë sektor, regjistrohet në moshën tridhjetëvjeçare në kursin e arteve dramatike të Pasadena Playhouse në Kaliforni. E këtu njihet me një student tjetër të paracaktuar të shndërrohet në një përbindësh të shenjtë të Hollywood-it: Dustin Hoffman. Fillojnë t'i vijnë skenare për prodhimet televizive, ndërkohë që Hackman  nuk linte punë pa bërë që të mbijetonte: nga kamionist deri në kamarier. Një rast i madh arrin për të në vitin 1964, një rol protagonisti në Broadway në spektaklin 'Any Wednesday'. Pastaj vjen një rol në filmin 'Lilith' me Warren Beatty. Arthur Penn, më në fund, ia dhuron më 1967 një kandidaturë për çmimin Oscar me rolin e Buck Barrow në filmin "Bonnie and Clyde". Më 1970 ai do të kandidohej për Oscar (Academy Award) përsëri, tashmë në rl dytësor për filmin "I Never Sang for My Father", ku ai luante përkrah Melvy Doglas dhe Estelle Parsons.

 

Vitin tjetër, pra më 1971 do të luante në një film kult si 'French Connection' i regjisorit William Friedkin, ku interpreton personazhin e një agjenti narkotikësh dhe rrëmben çmimin Oscar si aktori më i mirë protagonist. Midis roleve më të rëndësishme, do të jetë sigurisht ai i racistit Anderson në 'Mississipi Burning' (1988) i Alan Parker (një kandidaturë tjetër për çmimin Oscar; ai i sherifit sadist në Little Bill Daggett  te "˜Unforgiven' i Clint Eastwood me të cilin rrëmben shtatoren e dytë, pra çmimin Oscar; ai i detektivit Popeye Doyle në The French Connection", heroiku Reverend Scoott në "The Posedion Adventure";  poshtëranit të moçëm Lex Luthor në Superman, Eduard "Brill Lyle në "Enemy of the State"; patriarku Royal Tenenbaum në "The Royal Tenenbaums; kapiteni i nëndetëseve Frank Ramsey në "Crimson Tide"; vjedhësi profesionist Joe Moore në "Heist" dhe Admiral Leslie McMahon Reigart në "Behind Enemy Lines".

 

Më 2003, në veprimtarinë Golden Globes (Globat e Artë) u nderua me Cecil B. DeMille Award për "ndihmesën e jashtëzakonshme në lëmin artistik", pra një çmim karriere.

 

Me kolegun e tij arkeologo nënujor Daniel Lenihan, Hackman ka shkruar tri romane: Wake of the Perdido Star (1999), Justice for None (2004), dhe Escape from Andersonville (2008).

 

Martohet dy herë, së pari në vitin 1956 me Faye Maltese nga e cila është divorcuar pas tridhjete vitesh dhe me të cilën ka pasur tre fëmijë (Christopher, Elizabeth e Leslie) e, në vitin 1991, me gruan aktuale, pianisten Betsy Arakawa.

 

Aktori është I pasionuar ndaj pikturës. Ai flet më më emocione për piktorët Georgia O'Keefe e Daniel De Kooning, të cilët janë frymëzuesit e tij për artin paralel të pikturës sesa për rolet e tij të çmimeve Oscar./Elida BUÇPAPAJ

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Heather Graham, hollivudiania përherë me hiret e adoleshentes (01.28.2010)
"Na mungon mami - with Love, Angelina e James (01.27.2010)
People: Zërat për ndarjen e Brad Pitt dhe Angeline Jolie nuk janë të vërteta, thonë burimet (01.25.2010)
Sandra Bullock falënderon të shoqin pas triumfit në SAG Awards (01.24.2010)
Brooke Mueller po reagon mirë ndaj mjekimeve (01.21.2010)
Madonna: "Dua një fëmijë nga Jesus" (01.19.2010)
Mbi Qilimin e Kuq në Ceremoninë e Golden Globe (01.18.2010)
Para xhepi rekord, 11 mijë dollarë për të bijën e Madonna-s (01.17.2010)
Sandra Bullock sipas numrave (01.12.2010)
Sharon Stone: Meryl Streep "duket si një shtrat i pandrequr" (01.09.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]