VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Yjet ribëjnë "We Are The World" për viktimat e Haitit
E Martë, 02.02.2010, 12:12pm (GMT1)

 

 

 

Voal-online Këngëtarët e të gjitha prirjeve, rok, pop, rap e tjerë dhe aktorë, përfshirë Barbra Streisand, Kanye West dhe Miley Cyrus u bashkuan të hënën për të regjistruar një version të ri të "We Are The World"për viktimat e tërmetit të Haitit, 25 vjet pasi kënga nxiti vetëdijësimin për urinë në Afrikë.

 

Asnjë nga këngëtarët e këngës origjinale nuk janë ftuar për të marrë pjesë në rifreskimin, e cila regjistrohet në të njëjtën studio të Hollywood-it nën kujdesin e Quincy Jones dhe të bashkautorit të këngës Lionel Richie.

 

Në tërësi do të jenë më shumë zëra që do ta këndojnë këngën, dhe ata duket se janë të gjithë të kënaqur nga njër tjetrit. "Ne jemi adhurues të njëri tjetrit, kështu që përfitojmë nga rasti të marrim autografët dhe numrat e telefonave të njëri tjetrit;" tha Natalie Cole.

 

Streisand, Celine Dion dhe Tony Bennett dukeshin më të frymëzuar se shumica e yjeve. Pra pesëmbëdhjetë vjetësh këngëtari zemërcopëtues Justin Bieber, i cili këndon në hapje vargun e parë të këngës në origjinal kënduar nga Richie, tha se mezi pret që mikja e re, këngëtarja R&B Akon, t'ia gjejë numrin e telefonit të Nicole Scherzinger të Pussycat Dolls.

 

Streisand, një prefeksionist e njohur, do të ketë vargje të ndryshme gjatë këngës, të cilat i ka kënduar në origjinal dikur Diana Ross, të cilat do t'i këndojë edhe më bukur se vetë Ross. Këngëtari jazz Patti Austin erdhi në regjistrim edhe për ta stërvitur këngëtaren.

 

Virtuzoi i kitarës Carlos Santana gjithashtu këndoi, ndonëse nuk e konsideron veten këngëtar. Dy pjesëtarë të Beach Boys, Brian Wilson e Al Jardine, duket se e shpërfillën njëri tjetrin.

 

Tenori klasik Josh Groban e përshkoi ngjarjen një "kaos të frymëzuar". "Secili hoqi dorë nga egoja e tij, duke pasur parasysh regjistrimin e në A&M Records më 28 janar 1985.

 

Në mesin e yjeve janë edhe Snoop Dogg, Lil Wayne, Drake, LL Cool J e tjerë./Elida Buçpapaj

(http://www.retuers.com)

Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.