VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Hollywood-i në një të ardhme krejt i bardhë? Vanity Fair akuzuar për racizëm
E Djelë, 02.07.2010, 12:21pm (GMT1)

 

 

 

Voal-online -''Sipas Vanity Fair e ardhmja është krejt e bardhë'': ky është titulli i një artikulli të ashpër të botuar në Guardian, në të cilin merret në shenjestër ky shërbim fotografik firmosur nga Annie Leibovitz dhe titulluar ''A new decade, a new Hollywood' (Një dekadë e re, një Hollivud i ri). Për nurmin e saj të marsit, në fakt revista e famshme ka grumbulluar përpara të njëjtit objektiv aktore të reja, të cilat, sipas Vanity Fair, janë duke e zgjeruar imazhin e Hollywood-it dhe të cilat do ta mbizotërojnë që sistemin yjor (star-system) në vitet e ardhshme. Të gjitha, pothuajse, të bardha.

 

 

Midis të rejave premtuese, Kristen Stewart, Anna Kendrick, Amanda Seyfried, Carey Mulligan dhe Evan Rachel Wood. Nënvizon Guardian por nuk është e vetmja që ngre këtë shqetësim  duke u habitur që në mesin e tyre nuk ka asnjë të zezë, të grunjtë, të verdhë, pra afrikane, latine, aziatike që premton për të ardhmen e Hollywood-it.

 

 

 

Midis të përjashtuarave të famshme, sipas gazetës britanike, është tejet e bukura Zoe Saldana, protagoniste mega-blockbuster 'Avatar'

 

 

Gabourey Sidibe, kandidate në Oscar 2010 si aktorja më e mirë protagoniste për filmin 'Precious', së cilës i është kushtuar edhe një artikull ad hoc në të njëjtin numër të Vanity Fair

 

 

Anika Noni Rose, këngëtare dhe aktore, mes protagonisteve të 'Dreamgirls' dhe zë - në versionin orgjinal të princeshës Tiana në 'Princesha dhe bretkosi' i Disney-t

 

 

Midis "të zgjedhurave" të Vanity Fair, Amanda Seyfried ('Mamma mia!')

 

 

Kristen Stewart ('Twilight'), Carey Mulligan ('An education') e Abbie Cornish.

(http://www.repubblica.it)

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.