VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Anne Hathaway: Nuk më duket vetja aq e bukur
E Mërkurë, 02.10.2010, 03:57pm (GMT1)

 

 

Voal-online Anne Hathaway, aktorja kandidate e çmimit Oskar për rolin e saj në filmin Rachel, tashmë në prag të martesës, është pa asnjë dyshim bukuri rrezatuese, plot nur, është hataja vetë, siç shihet edhe në ballinën e revistës InStyle, numri i marsit. Por duket se vetëm ajo në këtë botë ende nuk bindet për këtë gjë: "Unë mendoj se jam shumë e çuditshme. Kam tipare të mëdha në një kokë fare të vogël."

 

"Nuk dua ta ul veten aq poshtë thotë aktorja kjo është fytyra ime. Nuk jam aq e hijshme, por kjo jam dhe rëndësi ka që nuk ngjasoj me dikë tjetër." Edhe për trupin ka shumë vërejtje: "Nëse nuk ushtroj vazhdimisht ushtrime fizike, menjëherë i humbas format dhe nuk e njoh më trupin tim."

 

"Mua më pëlqejnë takat e larta, më pëlqejnë ngjyrat e ndezura, më pëlqen të kem ndryshme të mëdha në veshje nga njëra periudhë e ditës në një tjetër, sidomos krejt ndryshe të vishem ditën dhe krejt ndryshe natën," vazhdon ajo.

 

Lidhur me paraqitjen e jashtme të botës hollivudiane ajo thotë se pëlqen ato yje që demonstrojnë "novacion dhe origjinalitet", sidomos Tiila Swinton, Gwen Stefani, Lady Gaga dhe Natalie Portman. Dhe shton: "Më pëlqejnë njerëzit që janë të vërtetë me vetveten." (http://www.ansa.it) (http://www.people.com/people)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.