VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Alec Baldwin shtrohet me urgjencë në New York
E Enjte, 02.11.2010, 05:07pm (GMT1)

 

 

 

 

 

Voal-online -Alec Baldwin, i cili bashkë me Steve Martinin është zgjedhur për të prezantuar ceremoninë Oscar, është shtruar me urgjencë ne New York.

Sipas New York Post, mund të bëhet fjalë për një mbidozë alkoolesh ose drogash, por njerëzit pranë tij thonë se ka marrë barna tepër të forta për gjumë. Ka qenë e bija e aktorit, Ireland, 14 vjeçe, që ka thirrur ambulancën pak pas mesnatës. Baldwin është shtruar në Lenox Hill të Manhattan, në Upper East Side.

 

Baldwin ishte në apartamentin e tij në Central Park West, kur e bija ka thirrur numrin 911. Ai është trajtuar aty pak pas mesnatës dhe është liruar nga spitali rreth një orë më vonë.

 

Ndërkohë një burim ka thënë për Associated Press se Baldwin dhe e bija ishin grindur e pastaj ai kishte marrë tableta të panumërta gjumi.

 

Uebsajti TMZ është duke e sqaruar rastin. Vitin e shkuar në një intervistë Baldwin kishte thënë se kishte dashur të vriste veten nga mungesa e së bijës. "Unë fola me shumë profesionistë të cilët më ndihmuan...Nëse do të kisha bërë vetëvrasje, pala e Kim Basinger do ta kishte konsideruar fitore."
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.