VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FILMI "VALENTINE'S DAY" PREJ SOT NË KINEMATË AMERIKANE
E Premte, 02.12.2010, 11:33am (GMT1)

 

 

 

 

Voal-online Filmi i regjisorit Garry Marshall, "Valentine's Day", i cili del sot në kinematë amerikane do të jetë i favorizuar nga fakti që pushimet në Amerikë janë katërditore, të cilat fillojnë sot me Ditën e Presidentëve dhe mbarojnë me Ditën e Shën Valentinit të hënën.

 

Para pak ditësh filmi "Pretty Woman" i të njëjtit regjisor, pra Gary Marshall, u shpall nga shikuesit filmi më i përshtatshëm për Ditën e Valentinit.

 

Komedia romantike e prodhuar nga studio Warner Bros. Pritet ta përmbyllë debutin e saj në këto katër ditë me një fitim prej $45 milionë apo më shumë në Amerikë.

 

Filmin e bën të magjishëm prania e një konstelacioni bukurie të përbërë nga Anne Hathaway, Topher Grace, Jennifer Garner, Ashton Kutcher, Jessica Biel, Patrick Dempsey, Jessica Alba, Taylor Lautner, Queen Latifah, Jamie Foxx e të tjerë.

 

"Do të kemi një debut të mrekullueshëm," ka thënë shefi i shpërndarjes i Warner Bros, Dan Fellman said. "Yjet që janë sot më të adhuruarit luajnë në këtë film."

 

"Valentin's Day" do të konkurojë me dy filma të tjerë debutues. Studioja  Twentieth Century Fox sends del me filmin për fëmijë "Percy Jackson & the Olympians: The Lightning Thief" (Persi Xhekson dhe Olimpianët: Hajduti i Rrufeshëm), film që pritet të fitojë më shumë se $30 milionë këto katër ditë, ndërsa studioja Universal debuton me filmin horror të ribërë ku luan rol kryesor Benicio Del Toro, "The Wolfman" (Njeriu ujk).

 

Dalja e filmit të Joe Johnston, "Wolfman" ku luan Anthony Hopkins u shty disa herë për asrye marrketingu. Filmi ishte gati që në nëntor 2008. Edhe ky film pritet të fitojë më shumë se $30 milionë.

 

Ndërkohë mbeten konkurues filma të tillë si tashmë legjendari "Avatar", filmi romantik dramë "Dear John" apo "Crazy Heart". Hollywood-i pret që ky katërditësh në tërësi të jetë nga periudhat më fitimprurëse për prodhimet e tij. (http://www.reuters.com)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.