VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FILMI "VALENTIN'S DAY" TEJKALON PARASHIKIMET FITIMPRURËSE
E Hënë, 02.15.2010, 04:47pm (GMT1)

 

 

Voal-online Komedia e luajtur nga disa nga yjet hollivudianë më në modë "Valentine's Day", doli në krye të tableave box office gjatë pushimeve ku përfshiheshin funjdava, Dita e Valentinit dhe Dita e Presidentit, çka bëri të shënohen rekorde në shitjen e bletave të kinemave.

 

Romanca e The Warner Bros. ku luajnë role kryesore Ashton Kutcher, Jennifer Garner, Taylor Lautner dhe të tjerë nga më të modës në Hollywood ndollën shikuesit e kinemasë për të grumbulluar $52.4 milionë në këto ditë të pushimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Në totalin e tri ditëve për të gjithë filmat u grumbulluan $193 milionë, duke eklsipusuar shumën e vjetëshme prej $188 milionësh, sipas vlerësimeve të bëra. Më 2009, fundjava e Ditës së Presidentit, duke përfshirë të hënën arriti një fitimprurje totale prej $220 milionësh.

 

Femrat përbënin përafërsisht 70 për qind të publikut për filmin "Valentine's Day" dhe më shumë se 80 për qind të publikut për dramën romantike "Dear John", e cila një javë kishte kryesuar tabelën e box office, tha Paul Dergarabedian, presidenti sektorit të box office në Hollywood.com.

 

"Pa femrat shitja e biletave në dy fundjavët kurrsesi nuk do të kishte shkuar aq mirë," tha ai.

 

"Percy Jackson & The Olympians" ishte No. 2 në kuadrin treditor me shumën $31.1 milionë, dhe filmi i studios Universal Pictures, "The Wolfman" , ishte No. 3 me $30.6 milionë.

 

"Avatar" vazhdoi rënien e tij nga froni i box office throne, duke zbritur në No. 4 me $22 milionë të dielën. E gjithë shuma për filmat më të shitur është tani për tani $659.6 milionë.

 

"Avatar" dhe "Percy Jackson" u vunë në qarkullim nga News Corp i 20th Century Fox.

 

"Dear John" vënë në qarkullim nga Sony Corp i Screen Gems, ra në No. 5 me një arkëtim prej $15.3 milionë.

(http://www.reuters.com)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.