VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
MEGAN FOX: UNË DO TË BËHESHA NJË NËNË E MREKULLUESHME E Martë, 02.16.2010, 05:55pm (GMT1)
Voal-online Megan Fox thotë se tashmë ajo ka një tjetër rol në mendje atë të nënës.
Fox thotë se ajo është e pasigurtë lidhur me aftësitë e saj si aktore dhe si modele, pavarësisht suksesit në filmat e serisë Transformers dhe marrëveshjes së saj të fundit për t'u bërë fytyra e re e Emporio Armani për veshje të brendshme dhe për jeans-a. "Pikën më të dobët i kam nervat," thotë ajo lidhur me aktrimin. "Nuk kam besim te vetja, prandaj gjithmonë dikush tjetër duhet të besojë tek unë." Për modelimin, ajo shton: "Ndihem e përfrikësuar nga moda e lartë. I urrej seancat e bërjes së fotove." Një gjë për të cilën ajo është fort mirëbesuese: Bukuria e saj tunduese si modele Armani. "Janë disa femra të cilat mund t'i nxjerrësh me të brendshmet para fotografëve, dhe nuk ka nevojë të rropatesh shumë për të gjetur kënde fotografimi, për të fshehur këtë mangësi apo atë mangësi," thotë ajo. "Me mua, për shembull, kështu ndodh, sapo dal me të brendshme, fillojnë shkrepjet. Jam një vajzë Vargas," thotë ajo, duke e pasur fjalën tek Alberto Vargas, piktorin e famshëm periuan të vajzave tunduese. (http://www.people.com/people) www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |