E Enjte, 03.28.2024, 03:26pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
TË KANDIDUARVE IU THANË TË PËRGATITIN DY FJALIME PËR NATËN OSCAR
E Mërkurë, 02.17.2010, 12:32pm (GMT+1)

 

 

Voal-online Organizatorët e Academy Award kanë dalë me një ide të re për shmangien e atyre fjalimeve të merzitshme mbushur me "thank you". Zgjidhja: fituesit do të mbajnë dy fjalime.

 

Mëtuesit për çmimet më të mëdha të botës përfshirë George Clooney, Sandra Bullock, Meryl Streep dhe Jeff Bridges u mblodhën për drekën vjetore të të kandiduarve Oscar në Beverly Hills, dhe siç është tradita, producentët e showt ofruan tipe të mbajtjes së fjalimeve për 45 sekonda.

 

Kjo synon shmangien e përmendjes së një liste të gjate me "thank you" për agjentët, regjisorët, bashkëshortët dhe familjet. Bashkëproducenti i ceremonisë Oscar, Bill Mechanic, i quajti ato falënderime të përlotura "gjënë e vetme më të urryer në show".

 

Ai dhe bashkëproducenti Adam Shankman, në vend të falënderimeve, kërkojnë nga fituesit të mbajnë dy fjalime: një në skenë ku i tregojnë publikut se çfarë do të thotë për ta të fitojnë një Oscar, dhe një fjalim në prapaskenë për një "Thank You Cam" ku fituesit mund t'i thonë "Thanks" kujt të duan.

 

"Thoni se çfarë domethënieje ka Oscar-i për ju" para publikut, iu tha Shankman të kandiduarve në drekën tradicionale.

 

Ai tha se videoja në prapaskenë do të postohet në Web dhe fituesit mund ta përdorin atë si të duan tua postojnë miqve të tyre e madje edhe nëpërmjet faqeve të tyre në Facebook.

 

Natyrisht, nuk ka garanci që të kandiduarit ta zbatojnë këshillën. Për ta ilustruar idenë producentët dhanë një video me Renee Zellweger për të parë konkretish si do të funksionojnë gjërat. (http://www.reuters.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MEGAN FOX: UNË DO TË BËHESHA NJË NËNË E MREKULLUESHME (02.16.2010)
FILMI "VALENTIN'S DAY" TEJKALON PARASHIKIMET FITIMPRURËSE (02.15.2010)
FILMI "VALENTINE'S DAY" PREJ SOT NË KINEMATË AMERIKANE (02.12.2010)
Alec Baldwin shtrohet me urgjencë në New York (02.11.2010)
Në rrezik simboli i Hollywood-it (02.11.2010)
Anne Hathaway: Nuk më duket vetja aq e bukur (02.10.2010)
Hollywood-i në një të ardhme krejt i bardhë? Vanity Fair akuzuar për racizëm (02.07.2010)
Yjet ribëjnë "We Are The World" për viktimat e Haitit (02.02.2010)
Tetëdhjetëvjetori i Gene Hackman, 'luanit të mbrapshtë" të Hollywood-it (01.30.2010)
Heather Graham, hollivudiania përherë me hiret e adoleshentes (01.28.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]