VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TË KANDIDUARVE IU THANË TË PËRGATITIN DY FJALIME PËR NATËN OSCAR
E Mërkurë, 02.17.2010, 12:32pm (GMT1)

 

 

Voal-online Organizatorët e Academy Award kanë dalë me një ide të re për shmangien e atyre fjalimeve të merzitshme mbushur me "thank you". Zgjidhja: fituesit do të mbajnë dy fjalime.

 

Mëtuesit për çmimet më të mëdha të botës përfshirë George Clooney, Sandra Bullock, Meryl Streep dhe Jeff Bridges u mblodhën për drekën vjetore të të kandiduarve Oscar në Beverly Hills, dhe siç është tradita, producentët e showt ofruan tipe të mbajtjes së fjalimeve për 45 sekonda.

 

Kjo synon shmangien e përmendjes së një liste të gjate me "thank you" për agjentët, regjisorët, bashkëshortët dhe familjet. Bashkëproducenti i ceremonisë Oscar, Bill Mechanic, i quajti ato falënderime të përlotura "gjënë e vetme më të urryer në show".

 

Ai dhe bashkëproducenti Adam Shankman, në vend të falënderimeve, kërkojnë nga fituesit të mbajnë dy fjalime: një në skenë ku i tregojnë publikut se çfarë do të thotë për ta të fitojnë një Oscar, dhe një fjalim në prapaskenë për një "Thank You Cam" ku fituesit mund t'i thonë "Thanks" kujt të duan.

 

"Thoni se çfarë domethënieje ka Oscar-i për ju" para publikut, iu tha Shankman të kandiduarve në drekën tradicionale.

 

Ai tha se videoja në prapaskenë do të postohet në Web dhe fituesit mund ta përdorin atë si të duan tua postojnë miqve të tyre e madje edhe nëpërmjet faqeve të tyre në Facebook.

 

Natyrisht, nuk ka garanci që të kandiduarit ta zbatojnë këshillën. Për ta ilustruar idenë producentët dhanë një video me Renee Zellweger për të parë konkretish si do të funksionojnë gjërat. (http://www.reuters.com)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.