VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

REGJISORI I "MESSENGER" SYNON TË BËJË NJË FILM PËR KURT COBAIN
E Enjte, 02.18.2010, 05:56pm (GMT1)

 

 

Voal-online Regjisori i ri filmit dramë të kandiduar për Oscar, "The Messenger" (Lajmëtari) është në bisedime me studion hollivudiane Universal Pictures të ripunojë skenarin për projektin ende pa titull të filmit për Kurt Cobain.

 

Oren Moverman do të jetë edhe regjisori i filmit për liderin e grupit grunge Nirvana. Skenaristi David Benioff (skenarist i filmit "Brothers") u muar fillimisht me projektin e filmit në vitin 2007.

 

Materialet për jetën e Cobain, muzikën e tij dhe vdekjen e tij më 1994, do të merret pjesërisht nga biografia e shkruar prej Charles R. Cross më 2001, "Heavier Than Heaven: A Biography of Kurt Cobain" (Më qiellor se qiejt). Universal Pictures kryehere mori të drejtën e trajtimit të jetës së artistit në film nga e veja e Cobain-it, Courtney Love, e cila ka ndërkohë të drejtat e filmit që do të bëhej mbi skenarin e Cross.

 

Më 2005, skenaristi dhe regjisori Gus Van Sant bëri filmin dramë rock-and-roll "Last Days" (Ditët e fundit) që i bën jehonë tatëpjetës përfundimtare të Cobain nën ndikimin e drogave.

 

Moverman dhe bashkëskenaristi i tij në filmin "Messenger", Alessandro Camon, morën kandidatura për Oscar për skenar origjinal. Woody Harrelson gjithashtu mori një kandidaturë për rolin dytësor si ushtar që ua çon lajmet familjeve për kolegët e vrarë.

 

Moverman ka bashkëshkruar edhe skenaret e "Married Life", "Jesus' Son" dhe "I'm Not There"./Elida Buçpapaj

(http://www.reuters.com)

Përktheu Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.